Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar-Admir Belishta-kryetar i Gjykatës së Korçës

Kryegjyqtari i Korçës, Admir Belishta do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Kryetari i Gjykatës së Korçës, Admir Belishta do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Hetimi administrativ për të është kryer nga trupa gjyqësore e përfaqësuar nga Olsi Komici, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa.

Belishta e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003, si gjyqtar në qytetin e Korçës. Në vitin 2007, ai është emëruar kryetar i kësaj gjykate, detyrë të cilën e mban edhe sot. Përveç punës si gjyqtar, Admir Belishta është angazhuar në mësimdhënie, por edhe si ekspert i organizatave ndërkombëtare në Shqipëri për çështjet e së drejtës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Admir Belishta nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë e kryetarit të Gjykatës së Korçës, Admir Belishta për vitet 2003-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Belishta zotëronte pasuri me vlerë 2 milionë lekë në vitin 2003. Sipas deklaratës së tij të parë dorëzuar në ILDKPKI, ai kishte asokohe pjesë takuese prej ¼ e një shtëpie të deklaruar në vlerën 500 mijë lekë si dhe 1.5 milionë lekë kursime.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e zotit Belishta është rritur me pesë herë dhe kap vlerën 10.5 milionë lekë. Pasuritë e paluajtshme përbëjnë pjesën kryesore të pasurisë në vlerën 7.6 milionë lekë. Gjyqtari zotëron familjarisht edhe 2.3 milionë lekë kursime dhe makinë me vlerë 600 mijë lekë.

Të ardhurat për periudhën deklaruese 2004-2017 janë 21.6 milionë lekë. Rreth 78 për qind e të ardhurave kanë si burim pagën nga funksioni dhe pagat e familjarëve, ndërkohë që 11 për qind vijnë nga mësimdhënia. Kryetari i Gjykatës së Korçës ka marrë gjithashtu dhuratë nga prindërit 1.2 milionë lekë cash, vlerë kjo që zë 5 për qind të të ardhurave totale.

Gjyqtari Belishta ka deklaruar gjithashtu shpenzime për udhëtime familjare, kryesisht drejt Shteteve të Bashkuara nga viti 2012 në vitin 2017. Këto shpenzime llogariten të jetë rreth 1.8 milionë lekë në total.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit rezultoi pa probleme për kryetarin e Gjykatës së Korçës.

Megjithatë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” dhuratën në para nga prindërit si dhe mbajtjen e vlerave të konsiderueshme cash jashtë sistemit bankar.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *