Skeda e pasurisë së deklaruar –Adriano Dyrmishi –Prokuroria e Tiranës
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Adriano Dyrmishi –Prokuroria e Tiranës

Prokurori Adriano Dyrmishi i Prokurorisë së Tiranës do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2010 deri në fund të vitit 2017.Prokurori Adriano Dyrmishi i Prokurorisë së Tiranës do të përballet të enjten më 24 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut për të po kryhet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Lulzim Hamitaj.

Adriano Dyrmishi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore, ndërsa në vitin 2010 është emëruar prokuror në Prokurorinë e Rrethit Tiranë. Dyrmishi e ushtron funksionin në Prokurorinë e Tiranës prej një dekade.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Adriano Dyrmishi nga viti 2010 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori Adriano Dyrmishi për vitet 2010-2017.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2010, prokurori Adriano Dyrmishi deklaronte pasuri me vlerë 2.2 milionë lekë, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria familjare e deklaruar kap vlerën e 2.7 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2017, Dyrmishi zotëron kursime në cash prej 2 milionë lekësh, automjete me vlerë 700 mijë lekë si dhe likujditete në bankë prej 5 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 8.6 milionë lekë, nga të cilat 85% burojnë nga paga për shkak të funksionit të Z. Dyrmishi dhe gati 15% nga paga e bashkëshortes.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 8 vite të deklarimit rezultoi pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të keq” deklarimin e kursimeve cash të subjektit. Në deklarimin e parë të vitit 2010, Dyrmishi deklaron kursime prej 2 milionë lekësh me burim të ardhurat personale dhe ato familjare. Në vitet e mëpasme, nuk ka asnjë deklarim apo ndryshim  të kursimeve cash, të cilat në fund të vitit 2017 vazhdojnë të qëndrojnë të të njëjtën vlerë.

Deklarata e pasurisë Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *