Skeda e pasurisë së deklaruar –Ajola Prençi –Prokuroria e Kurbinit
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Ajola Prençi –Prokuroria e Kurbinit

Prokurorja Ajola Prençi e Prokurorisë së Kurbinit do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016.Prokurorja Ajola Prençi e Prokurorisë së Kurbinit do të përballet të premten më 22 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Suela Zhegu, Firdes Shuli dhe Brunilda Bekteshi.

Ajola Prençi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe për një dekadë e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Shkodrës. Në vitin 2014, Prençi u emërua në prokurorinë e Matit, ndërsa prej vitit 2016 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Kurbinit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga prokurorja Ajola Prençi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga prokurorja Ajola Prençi.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurorja Ajola Prençi nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e saj familjare kap vlerën e 11.3 milionë lekëve.

Znj. Prençi zotëron familjarisht pasuri të patundshme me vlerë 10.9 milionë lekë, automjete me vlerë 360 mijë lekë, likujditete bankare prej 594 lekësh si dhe gjendje cash prej 500 lekësh.

Të ardhurat e deklaruara për periudhën janë 26.9 milionë lekë, nga të cilat 46% kanë si burim pagën e subjektit dhe 53% pagën e bashkëshortit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si ‘flamur të kuq’ një hua prej 300 mijë lekësh, të marrë në vitin 2014 nga kunati për shpenzime familjare.

Vlen gjithashtu për t’u shënuar se pasuria e paluajtshme e deklaruar nga subjekti është financuar nga kreditë bankare dhe gjendja e cash e akumuluar ndër vite.

Deklarimi e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011  

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *