Skeda e pasurisë së deklaruar –Albert Spiro – Gjykata e Vlorës

Skeda
Gjyqtari Albert Spiro i Gjykatës së Vlorës do të perballet të mërkurën më Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.

Gjyqtari i Vlorës, Albert Spiro do të përballet të mërkurën më 7 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Pamela Qirko dhe Etleda Çiftja.

Albert Spiro e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si gjyqtar në Gjykatën e Tepelenës. Prej vitit 2006, Spiro e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit të Vlorës.

Në qershor të këtij viti, Spiro u akuzua publikisht nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi për lirimin nga qelia të Edison Begajt –një person me precedentë të mëparshëm penale. Gjykata e Vlorës u përgjigj se masa e “arrestit shtëpiak” ishte kërkuar nga prokurori.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Albert Spiro nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari i Vlorës, Albert Spiro për vitet 2003-2018.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Albert Spiro deklaronte pasuri me vlerë 3.2 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare është 5-fishuar, duke kapur vlerën e 18.4 milionë lekëve.

Spiro zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 16 milionë lekë, kursime të akumuluara në cash prej 1.9 milionë lekësh, automjet me vlerë 534 mijë lekë si letra me vlerë të deklaruara në vitin 2003 në vlerën e 45 mijë lekëve.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 28.6 milionë lekë, nga të cilat 58% kanë si burim pagën e tij si gjyqtar, gati 28% nga pagat e familjarëve dhe 12% nga shitja e pasurisë së patundshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, dy prej deklaratave rezultuan me probleme.

Subjekti Albert Spiro rezulton me mungesë burimesh për shtesën e aseteve në dy vite të deklarimit: në vitin 2011 në shumën 151,671 lekë dhe në vitin 2014 në shumën 354,827 lekë- pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet vjetore për konsum familjar.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” transaksionet me pasuritë e patundshme si dhe një huamarrje në vlerën e 50 mijë eurove.

Më konkretisht në vitin 2003, gjyqtari Albert Spiro deklaron një apartament banimi në Gjirokastër të blerë në vitin 1997 në vlerën e 26,000 USD me burim punën në emigrim. Apartamenti është shitur në vitin 2008 në vlerën e 6,200,000 lekëve, para të cilat kanë shërbyer si burim për blerjen e dy apartamenteve me vlerë 6,500,000 lekë.

Gjatë periudhës deklaruese, subjekti ka histori me huadhënie dhe huamarrje, konkretisht në deklarimin e vitit 2004 deklaron që ka dhënë hua shumën 500,000 lekë, ndërsa në vitin 2011 ka marrë hua shumën 50,000 euro për blerjen e një banese +garazhi në komunën Farkë të Tiranës.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al