Skeda e pasurisë së deklaruar –Alkelina Gazidede –Gjykata Administrative e Apelit
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Alkelina Gazidede –Gjykata Administrative e Apelit

Gjyqtarja Alkelina Gazidede do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Gjyqtarja Alkelina Gazidede e Gjykatës Administrative të Apelit do të përballet të martën më 6 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut përbëhet nga Suela Zhegu, Firdes Shuli dhe Genta Tafa Bungo.

Alkelina Gazidede e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Tiranës. Ajo u emërua gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit në nëntor 2013 me dekret të Presidentit të Republikës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Alkelina Gazidede nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Apelit, Alkelina Gazidede për vitet 2003-2017.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtarja Gazidede zotëronte pasuri familjare me vlerë 2.9 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare është rritur me tetë herë, duke kapur vlerën e 24.6 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare përbëhet nga pasuri të paluajtshme me vlerë 10.9 milionë lekë, likujditete bankare prej 11.6 milionë lekësh, kursime në cash prej 1.2 milionë lekësh si dhe një automjet me vlerë 270 mijë lekë. Familjarët e gjyqtares zotërojnë gjithashtu aksione me vlerë 100 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 44.5 milionë lekë. Paga nga funksioni i gjyqtares zë 32% në buxhetin e të ardhurave, ndërsa pagat e familjarëve zënë 31%. Të ardhurat e siguruara nga biznesi i familjarëve janë në masën 16%, ndërsa të ardhurat nga qiratë përbëjnë rreth 9% të totalit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit të Znj. Alkelina Gazidede, dy deklarata rezultojnë me probleme.

Gjyqtarja Alkelina Gazidede rezulton me balanca negative të pasurisë për vitet 2010 dhe 2016, duke mos justifikuar me burimet e deklaruara shtesat e aseteve në këto vite. Në vitin 2010, diferenca është 336 mijë lekë, ndërsa për vitin 2016 shënohet një diferencë e vogël prej 23 mijë lekësh, pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet vjetore për konsum familjar.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” procedurat e paqarta për ndërtimin e një shtëpie dhe më pas legalizimin e saj. Në vitin 2004, subjekti deklaron ndërtimin e një shtese kati me vlerë 11 mijë euro mbi shtëpinë ekzistuese, ndërsa në vitin 2006 deklaron shtesën e një papafingoje të palegalizuar. Në deklarim nuk është e qartë nëse kemi të bëjmë me të njëjtën shtesë të deklaruar në vitin 2004 apo me shtesë të re pasurie.

Lidhur me shtëpinë, gjyqtarja deklaron gjithashtu se ka blerë truallin nga ALUIZN-i në vitin 2010, ndërsa në vitin 2011 ka përfunduar procesi i legalizimit të pronës.

Një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar lidhet me huamarrjet e bashkëshortit të subjektit në vlerat 7 mijë euro dhe 3.6 milionë lekë gjatë periudhës deklaruese.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *