Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar-Alma Brati-gjyqtare e Gjykatës së Tiranës

Kurba e ndryshimit të pasurisë së gjyqtares së Gjykatës së Tiranës, Alma Brati, e cila do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit si kandidate për një post në Këshillin e Lartë Gjyqësor.Kandidimi për një post në Këshillin e Lartë Gjyqësor e ka vendosur gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Alma Brati në listën prioritare të vetingut. Përballja e saj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit është planifikuar të bëhet të mërkurën, me trupë gjyqësore Pamela Qirkon, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa Bungo.

Alma Brati është emëruar gjyqtare në vitin 2007. Më parë, ajo ka punuar si juriste në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive në Durrës dhe inspektore në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Alma Brati nga viti 2007 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Alma Brati për vitet 2007-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtarja Alma Brati zotëronte 25 për qind të një shtëpie dykatëshe, të blerë për 1.9 milionë lekë në Durrës.  Në fund të vitit 2017, pasuria e gjyqtares kap vlerën e 16.5 milionë lekëve, duke shënuar rritje prej mbi 8 herë krahasuar me vitin fillestar.

Pasuria e zonjës Brati është shtuar me një apartament banimi me sipërfaqe 101 metra katrorë në Tiranë me vlerë 80 mijë euro, një automjet i tipit “Mazda” me vlerë rreth 2.5 milionë lekë si dhe kursime në cash në vlerën e 1.1 milionë lekëve. Duke iu referuar deklaratave të saj periodike, apartamenti është blerë me një kredi bankare prej 7 milionë lekësh dhe 25 mijë euro hua nga të afërmit. Përmes një kontrate leasing është blerë gjithashtu edhe automjeti.

Të ardhurat e gjyqtares Brati përbëhen në 70 për qind nga paga e saj dhe 30 për qind nga burime të tjera. Të ardhurat kapin vlerën e 18.1 milionë lekëve në total për periudhën deklaruese.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 11 vite deklarimi të zonjës Brati, të cilat rezultuan pa probleme.

Analiza ka identifikuar megjithatë si “flamur të kuq” kontratën e huasë prej 25 mijë eurosh që gjyqtarja i ka marrë tezes për blerjen e apartamentit në Tiranë në vitin 2015. Kjo kontratë ka pasur si kusht likujdimi një afat 30 ditor pas shitjes së shtëpisë në Durrës ku Brati zotëron 25 %; ndërkohë që pjesa më e madhe e saj vazhdon të jetë e pashlyer.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

 

Deklarata e pasurisë Para Fillimit të Detyrës  

Deklarata e pasurisë për vitin 2007

Deklarata e pasurisë për vitin 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012  

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016  

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *