Skeda e pasurisë së deklaruar –Altina Nasufi –Gjykata Administrative e Apelit
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Altina Nasufi –Gjykata Administrative e Apelit

Gjyqtarja Altina Nasufi e Gjykatës Administrative të Apelit do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Gjyqtarja Altina Nasufi e Gjykatës Administrative të Apelit do të përballet të hënën më 27 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që do të kryejë procesin e vetingut për gjyqtaren Nasufi përbëhet nga Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj dhe Pamela Qirko.

Altina Nasufi ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe u emërua gjyqtare në Gjykatën e Dibrës, ku e ushtroi funksionin për një dekadë. Në vitin 2013, ajo u dekretua nga Presidenti i Republikës si gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Altina Nasufi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Altina Nasufi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtarja Nasufi nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare kap vlerën e 14.3 milionë lekëve.

Ajo zotëron familjarisht pasuri të patundshme me vlerë 8.3 milionë lekë dhe likujditete bankare prej 6 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese kapin vlerën e 21.2 milionë lekëve, nga të cilat 61% rrjedhin nga puna e Znj. Nasufi si gjyqtare dhe 36% nga paga e bashkëshortit. Të ardhura të vogla prej 1.3% janë siguruar nga angazhimi në mësimdhënie.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit të Znj. Nasufi, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Në vitin 2006, subjekti rezulton me burime të pamjaftueshme financiare për blerjen e një apartamenti në shumën 7.5 milionë lekë. Vlera e apartamentit është 67 500 euro dhe nuk deklarohet burim financiar, por në vitin 2006 mund të jenë shlyer rreth 52 500 euro (referuar komenteve të vitit 2007).

Lidhur me shlyerjen e apartamentit, subjekti deklaron në vitin 2017 pagesën e një kësti prej 15 mijë eurosh firmës ndërtuese si dhe hua prej 27 mijë eurosh, marrë tek të afërmit, emigrantë jashtë vendit me qëllim shlyerjen e kësteve të apartamentit.

Nga huamarrja e vitit 2007 janë shlyer 17 mijë euro në vitin 2011, ndërsa diferenca prej 10 mijë eurosh rezulton detyrim financiar në fund të vitit 2017.

Në vitin 2005 deklarohet për herë të parë pasuria e bashkëshortit të subjektit, 3 milionë lekë në bono thesari me burim kursimet nga puna.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006  

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *