Skeda e pasurisë së deklaruar –Arben Allajbeu–Prokuroria e Tiranës
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Arben Allajbeu–Prokuroria e Tiranës

Prokurori Arben Allajbeu i Prokurorisë së Tiranës do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2005 deri në fund të vitit 2017.Prokurori Arben Allajbeu i Prokurorisë së Tiranës do të përballet të martën më 12 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut përbëhet nga Pamela Qirko, Xhensila Pine dhe Etleda Çiftja.

Arben Allajbeu e ka filluar karrierën e tij si oficer i Policisë Gjyqësore, për t’u emëruar prokuror në Prokurorinë e Beratit në vitin 2014. Në nëntor 2016, Allajbeu u transferua në Prokurorinë e Tiranës, ku e kryen aktualisht funksionin.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar familjare të prokurorit Arben Allajbeu nga viti 2005 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori Arben Allajbeu nga viti 2005 deri në fund të vitit 2017.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2005 si oficer i Policisë Gjyqësore, Allajbeu deklaronte pasuri me vlerë 250 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria e tij familjare kap vlerën e 6.2 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht një apartament të blerë për 2.1 milionë lekë, hua të dhëna familjarëve prej 2.3 milionë lekësh, një automjet me vlerë 200 mijë lekë dhe kursime të akumuluara në cash prej 1.6 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për vitet e deklaruara kapin shumën 5.9 milionë lekë, nga të cilat 67% burojnë nga paga e tij si prokuror dhe 31% nga paga e bashkëshortes si mësuese. Rreth 1.4% e të ardhurave burojnë nga shitja e automjeteve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 5 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Subjekti Arben Allajbeu ka deklaruar për herë të parë pasurinë në vitin 2005 dhe ka më pas shkëputje nga deklarimi deri në vitin 2014, kur u emërua prokuror në Prokurorinë e Beratit. Si pasojë e mosdeklarimit të të ardhurave të plota gjatë kësaj periudhe, ai rezulton me burime të pamjaftueshme prej 3.6 milionë lekësh për të justifikuar shtesën e aseteve.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” huatë prej 17 mijë eurosh që prokurori Allajbeu u ka dhënë familjarëve, me burim të deklaruar kursimet e akumuluara ndër vite.

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *