Skeda e pasurisë së deklaruar –Ardit Mustafaj –Gjykata e Posaçme
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Ardit Mustafaj –Gjykata e Posaçme

Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Ardit Mustafaj do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Gjyqtari Ardit Mustafaj i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të përballet të martën më 3 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut për Mustafajn përbëhet nga Suela Zhegu, Olsi Komici dhe Brunilda Bekteshi.

Ardit Mustafaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996. Prej vitit 2003, ai e ushtron funksionin në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Në dhjetor 2019, Mustafaj u emërua përkohësisht gjyqtar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për të siguruar një mandat të plotë, atij i duhet të kalojë me sukses procesin e vetingut.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Ardit Mustafaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Ardit Mustafaj për vitet 2003-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Në deklarimin e saj për herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Ardit Mustafaj zotëronte pasuri me vlerë 5.5 milionë lekë, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria e tij familjare është rritur me tre herë, duke kapur vlerën e 18.9 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2017, pasuria ndahet në 12.5 milionë lekë pasuri të patundshme, 1.5 milionë lekë likuiditete bankare, rreth 2.9 milionë lekë kursime të akumuluara në cash dhe automjet me vlerë 1.8 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 30.8 milionë lekë. Të ardhurat nga funksioni i gjyqtarit zënë 58% të totalit, ndërsa të ardhurat nga paga e bashkëshortes zënë 37%. Rreth 2% e totalit deklarohet gjithashtu si e ardhur e siguruar nga qiraja.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 14 deklarata që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, njëra prej tyre rezultoi me probleme.

Në vitin 2004, gjyqtari Mustafaj rezulton me burime të pamjaftueshme financiare për të mbuluar shtesën e pasurisë në vlerën 1.3 milionë lekë, pa llogaritur shpenzimet e konsumit familjar për vitin. Këtë vit, subjekti ka blerë një apartament banimi me vlerë 56,700 euro, nga të cilat ka paguar 36, 680 euro. Vlera e mbetur e detyrimit është shlyer përgjatë dy viteve pasardhëse.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” huatë e marra nga gjyqtari Mustafaj, të cilat kanë shërbyer si burim për pasurinë. Në vitin 2003 ai deklaron tre hua me vlerë totale prej 3 milionë lekësh. Ai deklaron gjithashtu hua të marra në vitin 2004 dhe 2007, secila prej 1 milion lekësh.

Huatë me vlerë totale prej 5 milionë lekësh rezultojnë të jenë shlyer plotësisht.

Duke qenë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *