Skeda e pasurisë së deklaruar –Arta Duka –Gjykata e Rrethit Fier
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Arta Duka –Gjykata e Rrethit Fier

Gjyqtarja e Gjykatës së Fierit, Arta Duka do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare përgjatë viteve 2010-2016.Gjyqtarja e Gjykatës së Fierit, Arta Duka do të përballet të martën më 5 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut përbëhet nga Olsi Komici, Brunilda Bekteshi dhe Lulzim Hamitaj.

Arta Duka ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe është emëruar fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës. Në vitin 2011, Duka është transferuar në gjykatën e Fierit, ku e kryen funksionin e gjyqtares prej një dekade.

Duka ka aplikuar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor për t’u promovuar si gjyqtare e Gjykatës së Apelit të Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar familjare të gjyqtares Arta Duka nga viti 2010 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja e Gjykatës së Fierit, Arta Duka.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtarja Arta Duka zotëronte pasuri me vlerë 71 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e saj familjare është 1.4 milionë lekë.

Pasuria ndahet në rreth 872 mijë lekë likujditete bankare, 250 mijë lekë kursime në cash dhe një automjet me vlerë 330 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 7.5 milionë lekë, nga të cilat gati 76% burojnë nga paga e Znj. Duka dhe 23% nga paga e bashkëshortit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 7 vitet e deklarimit rezultoi pa probleme.

Deklarata e pasurisë Para Fillimit të Detyrës  

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *