Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar-Arta Marku-Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme

Kryeprokurorja Arta Marku do të përballet të martën me procesin e vetingut. Si ka ndryshuar pasuria e saj për vitet 2003-2017.Arta Marku u zgjodh prokurore e Përgjithshme e Përkohshme në një seancë të tensionuar parlamentare në dhjetor 2017, kur deputetët e opozitës hodhën tymuese në shenjë proteste ndaj mënyrës së zgjedhjes së saj. 42-vjeçarja që punonte deri në atë kohë si zv.drejtuese e Prokurorisë së Shkodrës u ngjit në postin më të lartë të akuzës vetëm me votat e mazhorancës, pas 17 vitesh karrierë në sistemin e drejtësisë.

Marku do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili përfaqësohet në këtë proces nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu. Ajo është pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të pozicionit të saj në krye të Prokurorisë, por edhe se më parë kishte kandiduar për një post në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Arta Marku e ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002, kohë kur ka punuar për 1 vit si prokurore në Prokurorinë e Fierit. Më pas ajo është transferuar në Shkodër, ku ka ushtruar detyrat si prokurore, drejtuese e Task-Forcës për hetimin e krimit ekonomik dhe korrupsionit si dhe zv. Drejtuese e Prokurorisë.

Në vitet 2010-2012 ajo ka qenë gjithashtu lektore pranë universitetit “Gjon Buzuku” në Shkodër për lëndët “Historia e Institucioneve”, “Penale e Përgjithshme” dhe Procedurën Penale.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurores Arta Marku nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar e Arta Markut, Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme për vitet 2003-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku nuk zotëronte asnjë pasuri në vitin 2003-viti i parë i deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë. Ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare e Znj. Marku kap vlerën e 5.4 milionë lekëve.

Pjesa kryesore në ndryshimin e pasurisë përbëhet nga një apartament me sipërfaqe 103 metër katrorë në qytetin e Shkodrës, i blerë së bashku me bashkëshortin për 5 milionë lekë në vitin 2006. Burimi i kësaj pasurie, sipas deklarimeve është një kredi bankare me vlerë 6.7 milionë lekëve.

Përveç kredisë për shtëpinë, Marku ka marrë edhe kredi konsumatore përgjatë viteve dhe një pjesë e kursimeve familjare kanë shkuar për shlyerjen e tyre. Në fund të vitit 2017, ajo zotëronte gjithashtu 450 mijë lekë kursime në cash.

Të ardhurat e familjes Marku përbëhen kryesisht nga të ardhurat e saj dhe të bashkëshortit, të cilat kapin në total vlerën e 25.6 milionë lekëve për vitet 2003-2017. Ajo ka deklaruar gjithashtu të ardhura nga mësimdhënia në masën 1.3 për qind si dhe nga dietat rreth 1.5 për qind.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik mbi 14 deklarata pasurie të prokurores Arta Marku dhe asnjëra prej tyre nuk rezulton me probleme apo me diferenca të pajustifikuara.

Ndërkohë, BIRN ka identifikuar si “flamur të kuq” në këtë analizë deklarimin e pronësisë së ¼ të një apartamenti nga bashkëshorti i saj në vitin 2015, pasuri kjo që nuk ishte deklaruar në vitet e mëparshme.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë për vitin 2003  

Deklarata e pasurisë për vitin 2004

Deklarata e pasurisë për vitin 2005  

Deklarata e pasurisë për vitin 2006

Deklarata e pasurisë për vitin 2007

Deklarata e pasurisë për vitin 2008  

Deklarata e pasurisë për vitin 2009  

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013  

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015  

Deklarata e pasurisë për vitin 2016  

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *