Skeda e pasurisë së deklaruar –Asim Vokshi –gjyqtar i Apelit Tiranë
Korrupsioni KPK Në Fokus Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Asim Vokshi –gjyqtar i Apelit Tiranë

Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Asim Vokshi do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2005 deri në fund të vitit 2017.Gjyqtari Asim Vokshi i Gjykatës së Apelit Tiranë do të përballet të hënën më 24 shkurt me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e vetingut për Z. Vokshi përbëhet nga Suela Zhegu, Genta Tafa Bungo dhe Etleda Çiftja.

Asim Vokshi ka mbaruar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe ka filluar të punojë si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Në vitin 2016, Vokshi është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Paralelisht me funksionin si gjyqtar, Asim Vokshi është angazhuar edhe në mësimdhënie si lektor në fakultetin e Drejtësisë dhe në Shkollën e Magjistraturës. Në vitet 2012-2013, Vokshi ka kryer studime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pjesë e programit Fullbright.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Asim Vokshi nga viti 2005 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Asim Vokshi për vitet 2005-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Vokshi zotëronte 1.5 milionë lekë pasuri në vitin 2005, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria familjare e tij kap vlerën e 9.4 milionë lekëve, duke shënuar rritje me 6 herë.

Pasuria përbëhet në 6.6 milionë lekë likujditete bankare, kursime të akumuluara në cash prej 2.3 milionë lekësh dhe një automjet me vlerë 504 mijë lekë. Z. Vokshi deklaron gjithashtu pronësinë e një apartamenti të falur nga prindërit.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 19.4 milionë lekë. Rreth 63% e të ardhurave ka si burim pagën nga funksioni i gjyqtarit, ndërsa 24% e të ardhurave burojnë nga paga e bashkëshortes. Subjekti ka siguruar rreth 3% të të ardhurave nga mësimdhënia, ndërsa 9% llogariten si të ardhura nga burime të tjera.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 12 deklarata që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, njëra prej tyre rezultoi me probleme.

Gjyqtari Vokshi rezultoi me burime të pamjaftueshme financiare në vitin 2014 për të mbuluar shtesën e aseteve në vlerën e 538 mijë lekëve, pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet e konsumit vjetor.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” dhuratat e marra nga prindërit; një automjet me vlerë 600 mijë lekë të deklaruar në vitin 2005 si dhe një apartament me vlerë 21 350 euro.

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *