Skeda e pasurisë së deklaruar –Besmir Stroka –Gjykata e Shkodrës
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Besmir Stroka –Gjykata e Shkodrës

Gjyqtari Besmir Stroka i Gjykatës së Shkodrës do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2014 deri në fund të vitit 2018.Gjyqtari i Gjykatës së Shkodrës, Besmir Stroka do të përballet të martën më 8 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Suela Zhegu, Alma Faskaj dhe Etleda Çiftja.

Besmir Stroka përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2015 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Shkodër, ku vazhdon të punojë aktualisht.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Besmir Stroka nga viti 2014 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Besmir Stroka nga viti 2014 deri në fund të vitit 2018.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2014, gjyqtari Besmir Stroka deklaronte pasuri me vlerë 4.7 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij kap vlerën e 6 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2018, Stroka zotëron likujditete bankare prej 3.5 milionë lekësh, një automjet me vlerë rreth 1.9 milionë lekë dhe kursime në cash prej 523 mijë lekësh.

Të ardhurat për periudhën deklaruese janë 3 milionë lekë, nga të cilat mbi 98% burojnë nga paga e z.Stroka si gjyqtar dhe 1.7% nga mësimdhënia.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 4 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Subjekti Besmir Stroka rezulton me diferencë negative mes aseteve neto dhe të ardhurave neto në vitin 2015 në vlerën e 176 mijë lekëve. Këtë vit, ai nuk ka deklaruar të ardhura nga puna si gjyqtar, por vetëm të ardhura nga pozicioni i tij si anëtar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” dhuratat nga familja për gjyqtarin Stroka, të cilat përfshijnë një automjet me vlerë 14 mijë euro dhe një depozitë bankare me vlerë 1.5 milionë lekë.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *