Skeda e pasurisë së deklaruar –Binas Nina –Prokuroria e Elbasanit
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Binas Nina –Prokuroria e Elbasanit

Prokurori Binas Nina i Prokurorisë së Elbasanit do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.Prokurori i Elbasanit, Binas Nina do të përballet të hënën më 22 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Lulzim Hamitaj.

Binas Nina e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Elbasan.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga prokurori Binas Nina nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga prokurori i Elbasanit, Binas Nina,

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurori Binas Nina deklaronte pasuri me vlerë 5.4 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare kap vlerën e 17.1 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht likujditete bankare prej 7.4 milionë lekësh, pasuri të patundshme prej 5.3 milionë lekësh, një automjet me vlerë 600 mijë lekë si dhe kursime në cash prej 357 mijë lekë. Prokurori Nina deklaron gjithashtu huadhënie në vlerën e 3.5 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklaruar janë 32.8 milionë lekë, nga të cilat rreth 60% kanë si burim pagën e subjektit, 16% nga paga e bashkëshortes, 6% nga shitja apo rivlerësimi i pasurive të paluajtshme dhe 2.6% nga dhuratat në cash. Subjekti deklaron gjithashtu të ardhura nga burime të tjera në masën e 19%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq”, të cilat lidhen me një huadhënie dhe dhuratat në cash.

Në vitin 2009, subjekti Binas Nina deklaron huadhënie pa interes në vlerë 3,500,000 lekë, me burim financimi kursimet ndër vite. Huaja nuk rezulton të jetë kthyer sipas deklarimeve deri në vitin 2018.

Në vitin 2016, subjekti deklaron të ketë përfituar nga ligji numër 7501 datë 19.7.1991 tokë arë, në Bulqizë, si bashkëpronar me 1/6 pjesë takuese nga sipërfaqja 33,734 m2.

Në vitin 2017, subjekti deklaron të ketë përfituar nëpërmjet trashëgimisë ndërtesë në Elbasan, në bashkëpronësi me 1/6 pjesë të sipërfaqes totale 61 m2, pa deklaruar vlerë aseti. Në të njëjtin vit, ai deklaron kontrata dhurimi për pasurinë në fjalë.

Po në vitin 2017, subjekti deklaron dhurata në cash me vlerë 3,000 USD nga vëllai resident në Shtetet e Bashkuara për studimet e vajzës së tij në Boston.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *