Skeda e pasurisë së deklaruar –Brahim Dragjoshi –Prokuroria e Apelit Shkodër
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Brahim Dragjoshi –Prokuroria e Apelit Shkodër

Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Shkodër, Brahim Dragjoshi do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Shkodrës, Brahim Dragjoshi do të përballet të enjten më 12 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut po zhvillohet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj dhe Pamela Qirko.

Brahim Dragjoshi ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe prej gati dy dekadash e ushtron funksionin e tij në Prokurorinë e Apelit të Shkodrës. Ai e drejtoi Prokurorinë e Apelit Shkodër në vitet 2010-2014, për t’u rikthyer si drejtues i komanduar në vitin 2019.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të deklaruar nga prokurori Brahim Dragjoshi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Shkodër, Brahim Dragjoshi.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, prokurori Brahim Dragjoshi zotëronte pasuri me vlerë 3.5 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare kap vlerën e 5.9 milionë lekëve, duke shënuar një rritje prej 1.7 herësh.

Pasuria familjare e Z. Dragjoshi përbëhet nga një shtëpi banimi me vlerë 4 milionë lekë dhe automjete me vlerë 1.9 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 23.3 milionë lekë, nga të cilat 84% burojnë nga paga për shkak të funksionit të prokurorit dhe rreth 14% nga pagat e familjarëve. Gati 1% e të ardhurave ka si burim të deklaruar dhuratat në cash.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit të Z. Dragjoshi  rezultoi pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” shpenzimet për ndërtimin e një shtëpie banimi si dhe huatë e marra për nevoja familjare.

Në deklaratën e vitit 2003, Z. Dragjoshi deklaron pronësinë mbi një shtëpi banimi në ndërtim e sipër me vlerë 3 milionë lekë. Ai deklaron përfundimin e shtëpisë në vitin 2004 pas shpenzimeve shtesë prej 1 milion lekësh, ndërsa procesi i legalizimit të saj përfundon në vitin 2015.

Për mobilimin e shtëpisë apo blerjen e pajisjeve, subjekti deklaron më vonë edhe një kredi bankare prej 1.6 milionë lekësh, ndërsa huamarrjet tek të afërmit 3 mijë euro në vitin 2015 për pushime në Turqi dhe 2600 euro të marra nga i biri për blerjen e një automjeti.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *