Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar-Brikena Ukperaj (Lubonja)-gjyqtare e Apelit Vlorë

Si ka ndryshuar pasuria e gjyqtares së Apelit të Vlorës, Brikena Ukperaj (Lubonja) nga viti 2006- kur u emërua në detyrë, deri në fund të vitit 2016.Gjyqtarja Brikena Ukperaj (Lubonja) e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 2006 me mbarimin e Shkollës së Magjistraturës. Ajo ka ushtruar funksionin e gjyqtares në Gjykatën e Tiranës, në atë të Lushnjes dhe prej nëntorit 2016 është anëtare e Gjykatës së Apelit në Vlorë.

Brikena Ukperaj (Lubonja) është subjekti i 16 që përballet me procesin e vetingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i përfaqësuar nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja ka planifikuar seancën dëgjimore me të ditën e premte.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Brikena Ukperaj (Lubonja) nga viti 2006 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar e gjyqtares së Apelit të Vlorës, Brikena Ukperaj (Lubonja) për vitet 2006-2016.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtarja Ukperaj zotëronte rreth 247 mijë lekë pasuri përpara fillimit të detyrës në vitin 2006. Në fund të vitit 2016, pasuria familjare e saj kap vlerën e 7.7 milionë lekëve ku pjesën kryesore të rritjes e përbën blerja e një apartamenti.

Në vitin 2012, gjyqtarja ka blerë një apartament në Selitë të Tiranës me vlerë 44 877 euro. Burimi i kësaj pasurie është një kredi bankare prej 5 milionë lekësh si dhe 9 mijë euro hua të marrë nga prindërit, shumë e cila rezulton e pashlyer deri në fund të vitit 2016.

Paralelisht me apartamentin, gjyqtarja e Apelit zotëron likujditete në bankë në vlerën e rreth 400 mijë lekëve si dhe pasuri të luajtshme në rreth 1 milion lekë.

Të ardhurat familjare të gjyqtares Brikena Ukperaj (Lubonja) për periudhën deklaruese kapin vlerën e 13.7 milionë lekëve, ku pjesa dërrmuese përbëhet nga paga e saj dhe e bashkëshortit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik mbi 11 deklarata pasurie, të cilat rezultuan të gjitha pa probleme.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

 

Deklarata e pasurisë para fillimit të detyrës

Deklarata e pasurisë për vitin 2006  

Deklarata e pasurisë për vitin 2007

Deklarata e pasurisë për vitin 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009  

Deklarata e pasurisë për vitin 2010  

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013  

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *