Skeda e pasurisë së deklaruar –Daniela Shirka –gjyqtare e Krimeve të Rënda
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Daniela Shirka –gjyqtare e Krimeve të Rënda

Gjyqtarja Daniela Shirka e Krimeve të Rënda do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Gjyqtarja e Krimeve të Rënda në Tiranë, Daniela Shirka do të përballet të enjten më 7 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut për gjyqtaren Shirka po kryhet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Genta Tafa (Bungo) dhe Roland Ilia.

Daniela Shirka e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 2003 gjatë kohës që ishte në Shkollën e Magjistraturës. Ajo ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit për vitet 2003-2015, kohë kur u dekretua si gjyqtare e Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Daniela Shirka nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Daniela Shirka për vitet 2003-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtarja Daniela Shirka nuk zotëronte asnjë pasuri në vitin 2003, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria familjare e saj kap vlerën e 9.2 milionë lekëve me një rritje mesatare vjetore prej rreth 663 mijë lekësh.

Në fund të vitit 2017, pasuria ndahet në një apartament me vlerë 6.4 milionë lekë, likujditete në bankë prej 2.3 milionë lekësh, një automjet prej 430 mijë lekësh si dhe 50 mijë lekë kursime në cash.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 26.1 milionë lekë. Rreth 52% e të ardhurave familjare burojnë nga paga e funksionit të gjyqtarit, ndërsa gati 47% kanë si burim pagën e bashkëshortit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 14 deklaratat që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, njëra prej tyre rezultoi me probleme.

Në vitin 2013, gjyqtarja Shirka rezulton me burime të pamjaftueshme financiare në vlerën e 481 mijë lekëve për të mbuluar shpenzimet. Në këtë analizë nuk janë llogaritur shpenzimet e konsumit jetik për periudhën në fjalë.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” huatë e marra nga të afërmit me qëllim blerjen e apartamentit si dhe mospërputhje mes kursimeve cash të deklaruara.

Më konkretisht në vitin 2011, bashkëshorti i subjektit deklaron marrjen e 3.5 milionë lekëve borxh për blerjen e një shtëpie. Apartamenti është blerë në vitin 2012, me burim huatë e mësipërme si dhe kursimet cash të deklaruara ndër vite në vlerën e 3 milionë lekëve.

Megjithatë, rezulton se kursimet në cash të deklaruara deri në vitin 2012 nga subjekti dhe bashkëshorti i saj kapin vlerën e 1.9 milionë lekëve dhe jo 3 milionë, siç deklarohet nga subjekti.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *