Skeda e pasurisë së deklaruar –Dorina Bejko –Prokuroria e Pogradecit
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Dorina Bejko –Prokuroria e Pogradecit

Drejtuesja e Prokurorisë së Pogradecit, Dorina Bejko do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2007 deri në fund të vitit 2017.Drejtuesja e Prokurorisë së Pogradecit, Dorina Bejko do të përballet të premten më 13 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut për Znj. Bejko po kryhet nga trupa e përbërë nga Roland Ilia, Brunilda Bekteshi dhe Suela Zhegu.

Dorina Bejko ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2007 dhe është emëruar prokurore në Prokurorinë e Rrethit të Pogradecit. Aktualisht ajo e ushtron funksionin si drejtuese e përkohshme e Prokurorisë së Pogradecit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurores Dorina Bejko nga viti 2007 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së drejtueses së Prokurorisë së Pogradecit, Dorina Bejko për vitet 2007-2017.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2007, prokurorja Dorina Bejko deklaron asete me vlerë 55.3 milionë lekë në pronësinë e bashkëshortit. Ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria kap vlerën e 57.6 milionë lekëve –e ndarë në troje dhe pasuri të patundshme me vlerë 48.8 milionë lekë, likujditete në cash prej 7.2 milionë lekësh dhe automjet me vlerë 1 milion lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 18.6 milionë lekë, nga të cilat 55% burojnë nga paga e Znj. Bejko, 22% nga shitja e pasurive të patundshme dhe gati 10% nga paga e bashkëshortit. Rreth 10% e të ardhurave buron nga dhënia me qira e një automjeti dhe një apartamenti.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 11 vite të deklarimit rezultoi pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” vlerat e ndryshme të një apartamenti në Tiranë si dhe deklarimin e vonë të një huaje të dhënë nga bashkëshorti i saj.

Më konkretisht në deklarimin e vitit 2007, bashkëshorti i subjektit deklaron një apartament në Tiranë me vlerë 60 mijë euro, ndërsa në vitin 2011 sqarohet se në certifikatën e pronësisë ky apartament rezulton me vlerë 2.9 milionë lekë, ose shumë më e ulët sesa vlera e paguar realisht.

Në vitin 2012, bashkëshorti i ka dhënë një hua prej 600 mijë lekësh motrës, e cila deklarohet tre vjet më vonë, në deklaratën e vitit 2015.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *