Skeda e pasurisë së deklaruar –Drini Pali –Prokuroria e Durrësit
Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Drini Pali –Prokuroria e Durrësit

Prokurori Drini Pali i Prokurorisë së Durrësit do të përballet të premten më 14 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Roland Ilia, Etleda Çiftja dhe Firdes Shuli.

Drini Pali përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe punon prej gati dy dekadash si prokuror i Prokurorisë së Rrethit Durrës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga prokurori Drini Pali nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori i Durrësit, Drini Pali.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurori Drini Pali nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare kap vlerën e 11.1 milionë lekëve.

Subjekti zotëron pasuri të paluajtshme të deklaruara në vlerën 8.4 milionë lekë, kursime të akumuluara në cash prej 1.3 milionë lekësh, likujditete bankare prej 377 mijë lekësh dhe një huadhënie prej 1 milion lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 25.8 milionë lekë, nga të cilat gati 53% kanë si burim pagën nga funksioni i prokurorit, 17% nga dhuratat në cash dhe 15% nga paga e bashkëshortes.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave të pasurisë nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” dhuratat në cash si dhe deklarimin mbi blerjen e një apartamenti.

Në vitin 2009 është deklaruar një kontrate porosie me objekt ndërtimin e një apartamenti 108.77 m2 si dhe paradhënia për këtë kontratë në vlerën 25,000 euro. Lidhur me këtë kontratë nuk ka të dhëna sa ka qenë vlera e plotë e apartamentit dhe nëse ka detyrim të pashlyer ndaj shoqërisë sipërmarrëse.

Në vitin 2015 dhe 2016, subjekti Drini Pali dhe bashkëjetuesja e tij deklarojnë dhurata cash nga prindërit përkatësisht në shumat 3,500,000 lekë dhe 1,000,000 lekë.

Në vitin 2015 janë deklaruar pasuri me burim nga trashëgimia e babait, ku përfshihet një apartament, një tokë truall dhe dy automjete.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *