Skeda e pasurisë së deklaruar –Dritan Marku – Prokuroria e Vlorës
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Dritan Marku – Prokuroria e Vlorës

Prokurori Dritan Marku i Prokurorisë së Vlorës do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.Prokurori Dritan Marku i Prokurorisë së Vlorës do të përballet të mërkurën më 30 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj dhe Xhensila Pine.

Dritan Marku e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2000. Ai ushtron funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Vlorës për gati dy dekada.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga prokurori Dritan Marku nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori i Vlorës, Dritan Marku.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurori Dritan Marku nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare kap vlerën e 13.1 milionë lekëve.

Marku zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 12.7 milionë lekë, një automjet me vlerë 222 mijë lekë, kursime në cash prej 100 mijë lekësh dhe rreth 68 mijë lekë likujditete bankare.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 25.5 milionë lekë, nga të cilat 61% kanë si burim pagën e Z. Marku si prokuror, 22% pagën e familjarëve dhe mbi 13% burojnë nga shitja e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme. Dhuratat në cash deklarohen në masën 2.2%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Subjekti Dritan Marku rezulton me burime të pamjaftueshme financiare në vitin 2005 për të justifikuar shtesën e pasurisë në shumën 350,000 lekë, pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet vjetore për konsum familjar.

Në vitin 2005, subjekti ka blerë një apartament banimi në shumën 4,000,000 lekë, me burim të pjesshëm nga huamarrja 2,000,000 lekë, nga pakësimi i kursimeve 400,000 lekë si dhe nga dhuratë nga babai i bashkëshortes 300,000 lekë.

Subjekti deklaron dhuratë në cash nga babai i bashkëshortes edhe në vitin 2006 në vlerën e 250,000 lekëve.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *