Skeda e pasurisë së deklaruar –Elbana Lluri –Gjykata e Apelit Tiranë
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Elbana Lluri –Gjykata e Apelit Tiranë

Gjyqtarja Elbana Lluri e Apelit të Tiranës do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria familjare nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017.Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Elbana Lluri do të përballet të enjten më 7 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut për gjyqtaren Lluri po kryhet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia dhe Xhensila Pine.

Elbana Lluri përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe u emërua gjyqtare në Gjykatën e Tiranës. Prej vitit 2016, Lluri e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Paralelisht me punën si gjyqtare, Elbana Lluri është angazhuar për disa vite si pedagoge në universitetin “Luarasi”.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar familjare të gjyqtares Elbana Lluri nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Elbana Lluri për vitet 2004-2017.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2004, gjyqtarja Elbana Lluri deklaron kursime në cash në vlerën e 5 milionë lekëve, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare është rritur me 6 herë, duke kapur vlerën e 32.6 milionë lekëve.

Pjesa dërrmuese e aseteve përbëhet nga pasuritë e patundshme, të cilat në fund të vitit 2017 vlerësohen në shumën e 31.2 milionë lekëve. Gjyqtarja Lluri dhe bashkëshorti i saj deklarojnë gjithashtu automjete me vlerë rreth 823 mijë lekë si dhe kursime në cash prej 541 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 19.9 milionë lekë, nga të cilat 60% burojnë nga paga si gjyqtare e Znj. Lluri. Paga e bashkëshortit Gerd Hoxha nga puna si gjyqtar zë mbi 32% të totalit, ndërsa të ardhurat nga mësimdhënia janë në masën e 3.8%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit,  njëra prej deklaratave të pasurisë rezultoi me probleme.

Në vitin 2016, subjekti Elbana Lluri rezulton me burime të pamjaftueshme financiare në vlerën e 1.8 milionë lekëve. Në të njëjtin vit ajo deklaron blerjen e një apartamenti në Vlorë me çmim 55 452 euro dhe me burim kursimet në cash ndër vite, por vlera e kursimeve të deklaruara rezulton më e vogël sesa çmimi i apartamentit.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq”, të cilat lidhen kryesisht me dhuratat nga familjarët.

Në vitin 2009, subjekti deklaron një kredi bankare me vlerë 25 mijë euro, pa deklaruar qëllimin e marrjes së saj. Në vitin 2011, Lluri e shlyen plotësisht kredinë përmes një huaje prej 25 mijë eurosh të marrë nga prindërit.

Në vitin 2011, gjyqtarja Lluri dhe bashkëshorti i saj deklarojnë blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 125 m2 për 6.5 milionë lekë. Çmimi i ulët i blerjes shpjegohet nga Znj, Lluri me dhurimin e pjesës së saj takuese prej 50% të apartamentit nga motra dhe kunati i saj për shkak të marrëdhënies së tyre të posaçme.

Në fund të vitit 2011, apartamenti i blerë për 6.5 milionë lekë është rivlerësuar në vlerën e 23 milionë e 750 mijë lekëve, ndërsa nuk deklarohen shpenzime rivlerësimi.

Ndërsa në vitin 2017 është deklaruar pakësimi i një depozite bankare në shumën 1500 euro, depozitë e cila nuk rezulton e deklaruar në vitet e mëparshme.

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009   

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *