Skeda e pasurisë së deklaruar –Elida Hoxhaj – Prokuroria e Fierit
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Elida Hoxhaj – Prokuroria e Fierit

Prokurorja Elida Hoxhaj e Prokurorisë së Fierit do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016.Prokurorja e Prokurorisë së Fierit, Elida Hoxhaj do të përballet të mërkurën më 14 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Firdes Shuli, Suela Zhegu dhe Brunilda Bekteshi.

Elida Hoxhaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficere e policisë gjyqësore në vitet ’90. Ajo u emërua prokurore në vitin 2005 dhe punon prej asaj kohe në Prokurorinë e Rrethit Fier.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga prokurorja Elida Hoxhaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurorja Elida Hoxhaj.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurorja Elida Hoxhaj deklaronte pasuri familjare me vlerë 3.7 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016 pasuria familjare kap vlerën e 5.9 milionë lekëve.

Ajo zotëron familjarisht pasuri të patundshme me vlerë 3.6 milionë lekë, likujditete bankare prej 1.3 milionë lekësh, një automjet me vlerë 750 mijë lekë si dhe kursime në cash prej 256 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 16 milionë lekë, nga të cilat 79% kanë si burim pagën e Znj. Hoxhaj dhe 19.5% pagën e bashkëshortit. Të ardhura në vlera të vogla janë siguruar nga shitja e automjeteve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *