Skeda e pasurisë së deklaruar – Elida Kaçkini – kandidate për SPAK
KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar – Elida Kaçkini – kandidate për SPAK

Prokurorja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Elida Kaçkini do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Kjo është skeda e pasurisë së deklaruar prej tij nga viti 2006 deri në vitin 2017.

Prokurorja e Tiranës, njëherazi kanidate për Strukturën e Posaçme Anti- Korrupsion, SPAK, Elida Kaçkini Celami do të përballet të martën në orën 11:00, me Komisioni e Pavarur të Kualifikimit. Trupa e KPK-së që ka kryer rivlerësimin e Kaçkinit përbëhet Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine dhe Etleda Çiftja. Kaçkini e ka filluar karrierën e saj në vitin 2006 në Prokurorinë e Tiranës. Bashkëshorti i saj Bezart Kaçkini është gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurores Elida Kaçkini nga viti 2006 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë që përpara fillimit të detyrës në vitin 2006, subjekti kishte një pasuri prej 488,288 lekë. Në fund të vitit 2017, pasuria e saj e deklaruar familjare kap vlerën 3.9 milionë lekë, duke regjistruar një rritje mesatare vjetore prej 290 mijë lekë.

Kjo pasuri përbëhet nga 2.5 milionë likuiditete në bankë, 388 mijë lekë cash, pasuri të luajtshme me vlerë 750 mijë lekë dhe huadhënie me vlerë 300 mijë lekë.

Të ardhura e subjektit gjatë periudhës së deklarimit kapin vlerën 17.2 milionë lekë, 98 % e të cilave vijnë nga paga për shkak të funksionit dhe paga e bashkëshortit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 11 deklaratat që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, asnjëra prej tyre nuk rezulton me probleme.

Deklarata e pasurisë përpara fillimit të detyrës

Deklarata e pasurisë për vitin 2006

Deklarata e pasurisë për vitin 2007

Deklarata e pasurisë për vitin 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *