Skeda e pasurisë së deklaruar –Elona Mihali–Gjykata e Vlorës
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Elona Mihali–Gjykata e Vlorës

Gjyqtarja e Gjykatës së Vlorës, Elona Mihali do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon se ajo nuk zotëron asnjë pasuri të deklaruar përgjatë 6 viteve të karrierës.Gjyqtarja Elona Mihali e Gjykatës së Vlorës do të përballet të premten më 15 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e vetingut përbëhet nga Genta Tafa Bungo, Brunilda Bekteshi dhe Valbona Sanxhaktari.

Elona Mihali ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013 dhe ka bërë stazhin profesional pranë Gjykatës së Tiranës. Në janar 2014, Mihali është emëruar në Gjykatën e Vlorës, ku e kryen funksionin edhe aktualisht.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Elona Mihali. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së gjyqtares së Gjykatës së Vlorës, Elona Mihali.

Nga viti 2012 deri në fund të vitit 2016, gjyqtarja Elona Mihali nuk deklaron asnjë pasuri në pronësinë e saj. Ndërsa për të njëjtën periudhë, ajo deklaron të ardhura prej 4.5 milionë lekësh, nga të cilat 95% burojnë nga paga e saj si gjyqtare dhe pjesa tjetër nga mësimdhënia dhe angazhimi i saj si eksperte.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 5 vite të deklarimit nuk rezultoi asnjë deklaratë me probleme.

Deklarata e pasurisë Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *