Skeda e pasurisë së deklaruar –Engert Pëllumbi – Gjykata e Fierit

Skeda
Gjyqtari Engert Pëllumbi do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2010 deri në fund të vitit 2018.

Gjyqtari Engert Pëllumbi do të përballet të martën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Pamela Qirko, Brunilda Bekteshi dhe Roland Ilia.

Engert Pëllumbi i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe u emërua gjyqtar në Gjykatën e Fierit. Në vitet 2017-2020, Pëllumbi punoi si këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë dhe prej nëntorit 2020 e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Vlorës si pjesë e skemës së delegimit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Engert Pëllumbi nga viti 2010 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2010, gjyqtari Engert Pëllumbi deklaronte pasuri me vlerë 180 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij kap vlerën e 12 milionë lekëve.

Pasuria e tij përbëhet nga një automjet me vlerë 694 mijë lekë, likujditete bankare prej 986 mijë lekësh si dhe kursime në cash prej 350 mijë lekësh.

Të ardhurat e deklaruara për periudhën janë 8.4 milionë lekë, nga të cilat gati 96% kanë si burim të ardhurat nga funksioni si gjyqtar dhe 3% të ardhurat nga mësimdhënia.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 8 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Në vitin 2011, gjyqtari Engert Pëllumbi rezulton me pamjaftueshmëri burimesh në vlerën e 45 mijë lekëve për të mbuluar shtesën e aseteve, pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet vjetore për konsum.

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al