Skeda e pasurisë së deklaruar –Enkelejda Metaliaj –Gjykata Administrative e Apelit

Skeda
Gjyqtarja Enkelejda Metaliaj (Softa) do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Gjyqtarja e Apelit Administrativ, Enkelejda Metaliaj (Softa) do të përballet të enjten më 25 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Roland Ilia, Etleda Çiftja dhe Pamela Qirko.

Enkelejda Metaliaj (Softa) e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe ka punuar si gjyqtare në Gjykatat e Durrësit dhe Tiranës. Në vitin 2016, ajo u dekretua si gjyqtare e Gjykatës Administrative të Apelit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Enkelejda Metaliaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Enkelejda Metaliaj (Softa) për vitet 2003-2017.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Enkelejda Metaliaj deklaronte pasuri me vlerë 1 milion lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare kap vlerën e 18.9 milionë lekëve.

Ajo zotëron familjarisht pasuri të patundshme me vlerë 10 milionë lekë, likujditete bankare prej 7 milionë lekësh, automjet me vlerë 1 milion lekë dhe kursime në cash prej 855 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 48.2 milionë lekë, nga të cilat gati 32% burojnë nga paga e Znj. Metaliaj dhe 30% nga paga e bashkëshortit si inspektor i ILDKPKI dhe më pas gjyqtar. Rreth 30% e të ardhurave totale janë siguruar nga shitja e pasurive të patundshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si ‘flamur të kuq” huatë dhe dhuratat nga familjarët.

Më konkretisht në vitin 2010, gjyqtarja Enkelejda Metaliaj (Softa) deklaron blerjen e një apartamenti banimi me vlerë 48 mijë USD, me burim financimi një kontratë huaje prej 35 mijë eurosh me familjarët e bashkëshortit si dhe kursimet financiare.

Ndërsa në vitin 2009, subjekti deklaroi një apartament dhuratë nga prindërit dhe vëllai me pjesë takuese 50% bashkë me motrën e saj.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al