Skeda e pasurisë së deklaruar –Erion Çelaj – Prokuroria e Vlorës
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Erion Çelaj – Prokuroria e Vlorës

Prokurori Erion Çelaj i Prokurorisë së Vlorës do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2004 deri në fund të vitit 2019.Prokurori Erion Çelaj i Prokurorisë së Vlorës do të përballet të martën më 14 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Etleda Çiftja.

Erion Çelaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe ka punuar fillimisht si prokuror në Përmet dhe në Fier. Prej vitit 2008, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Vlorë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga prokurori Erion Çelaj nga viti 2004 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori i Prokurorisë së Vlorës, Erion Çelaj.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2004, prokurori Erion Çelaj nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare kap vlerën e 11.3 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 6.7 milionë lekë, kursime të akumuluara në cash prej 3.1 milionë lekë, likujditete bankare prej 1 milion lekësh dhe një automjet me vlerë 450 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 31.3 milionë lekë, nga të cilat gati 54% kanë si burim pagën nga funksioni i gjyqtarit, 23% nga dhuratat në cash, 19% nga paga e bashkëshortes dhe 2.5% nga qiratë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 16 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” dhuratat në cash dhe në pasuri të patundshme, që prokurori Çelaj ka përfituar gjatë viteve të karrierës.

Më konkretisht në vitin 2008, subjekti deklaron hapje depozite bankare në emër të dy fëmijëve me burim dhuratë nga vëllai emigrant i bashkëshortes, në shumën totale 7,000 USD.

Në vitin 2012 deklarohet banesë 116m2 në Selitë të Tiranës me vlerë 48,000 euro, e përfituar nga babai i bashkëshortes. Në vitin 2017, kjo pasuri ndahet në dy apartamente, të cilat jepen me qira.

Në vitin 2017, subjekti përfiton nga trashëgimia 1/3 e një apartamenti banimi me sipërfaqe 68.8m2 në Gjirokastër.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *