Skeda e pasurisë së deklaruar –Ermir Lelçi–Prokuroria e Shkodrës
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Ermir Lelçi–Prokuroria e Shkodrës

Prokurori Ermir Lelçi i Prokurorisë së Shkodrës do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016.Prokurori Ermir Lelçi nga Prokuroria e Shkodrës do të përballet të martën më 26 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Roland Ilia, Etleda Çiftja dhe Pamela Qirko.

Ermir Lelçi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000. Ai ka punuar për një periudhë të shkurtër në Berat dhe prej vitit 2004 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Shkodër.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga prokurori Ermir Lelçi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga prokurori i Shkodrës, Ermir Lelçi.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurori Ermir Lelçi nuk deklaron asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria familjare kap vlerën e 6.8 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të patundshme me vlerë 6.2 milionë lekë, rreth 124 mijë lekë likujditete bankare dhe 525 mijë lekë kursime në cash.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklaruar janë 16.3 milionë lekë, nga të cilat 73% kanë si burim pagën nga funksioni i prokurorit dhe 25% pagën e bashkëshortes.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 12 vite të deklarimit, dy prej deklaratave rezultuan me probleme.

Subjekti Ermir Lelçi në vitin 2007 deklaron 1/3 pjesë të një apartamenti me sip. 138 m2 në bashkëpronësi me babanë Ndue Lelçi, me vlerë 6,200,000 lekë. Gjithashtu, financimi është bërë pjesërisht me kredi bankare prej 2,100,000 lekësh, të marrë po në vitin 2007. Në vitin 2009 deklarohet shlyerja e plotë e kredisë prej 2,110,000 lekë nga babai i subjektit.

Nisur nga deklarimet e subjektit dhe në mungesë të të ardhurave të babait të tij, diferenca e pajustifikuar me burime në vitin 2007 është 3,233,546 lekë, ndërsa në vitin 2009 është 958,558 lekë.

Deklarimi e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011  

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *