Skeda e pasurisë së deklaruar –Etleva Temo –Gjykata e Apelit Korçë
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Etleva Temo –Gjykata e Apelit Korçë

Gjyqtarja e Apelit të Korçës, Etleva Temo do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Gjyqtarja e Apelit të Korçës, Etleva Temo do të përballet të premten më 9 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut po kryhet nga Firdes Shuli, Pamela Qirko dhe Olsi Komici.

Etleva Temo e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si gjyqtare në Gjykatën e Pogradecit. Në vitin 2014, Temo është promovuar si gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Korçës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Etleva Temo nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja e Apelit të Korçës, Etleva Temo.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtarja Temo deklaron pasuri me vlerë 200 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare e deklaruar kap vlerën e 6.1 milionë lekëve.

Subjekti deklaron pasuri të paluajtshme prej 4.3 milionë lekësh, likujditete bankare prej 1 milion lekësh, një automjet me vlerë 560 mijë lekë dhe kursime në cash prej 250 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 21.6 milionë lekë, nga të cilat 66% burojnë nga paga e Znj. Temo dhe gati 14% nga pagat e familjarëve. Gjyqtarja e Apelit të Korçës deklaron gjithashtu dhurata në cash nga familjarët në masën 7% si dhe të ardhura nga shitja e makinave në masën 5%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Në vitin 2010, gjyqtarja Temo rezulton me diferencë negative në vlerën e 223 mijë lekëve, pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet për konsum familjar. Diferenca negative rrjedh nga shlyerja e një huaje prej 1 milion lekësh, e marrë në vitin 2005 për blerjen e një apartamenti.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” shitjen e një makine me çmim më të lartë se vlera e blerjes si dhe dhuratat në cash nga familjarët.

Në vitin 2007, Znj. Temo nuk deklaron të ardhura nga puna, por të ardhura prej 9 mijë eurosh nga shitja e një makine. Më parë, kjo makinë ishte shkëmbyer me një autoveturë tjetër të deklaruar në vitin 2003 në vlerën e 200 mijë lekëve.

Gjatë viteve të deklarimit, subjekti ka deklaruar dhurata në cash nga familjarët në vlerën e 1.6 milionë lekëve- kryesisht me qëllim mbulimin e shpenzimit të shkollimit të fëmijëve.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *