Skeda e pasurisë së deklaruar –Fahrije Gjana – Prokuroria e Kukësit
Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Fahrije Gjana – Prokuroria e Kukësit

Prokurorja Fahrije Gjana (Vata) e Prokurorisë së Kukësit do të përballet të mërkurën më 26 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Firdes Shuli, Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici.

Fahrije Gjana (Vata) e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 dhe punon prej gati dy dekadash si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Kukës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga prokurorja Fahrije Gjana (Vata) nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurorja e Kukësit, Fahrije Gjana (Vata).

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurorja Fahrije Gjana nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e saj familjare kap vlerën e 12.9 milionë lekëve.

Ajo zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 6.7 milionë lekë, likujditete bankare prej 3.9 milionë lekësh, kursime në cash prej 800 mijë lekësh si dhe një automjet me vlerë rreth 388 mijë lekë. Në fund të vitit 2019, bashkëshorti i subjektit ka gjithashtu huadhënie në vlerën e 1.1 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 38.9 milionë lekë, nga të cilat 41% burojnë nga paga e Znj. Gjana si prokurore, 23% nga shitja e pasurive të paluajtshme, gati 19% nga pagat e familjarëve dhe 2.6 nga të ardhurat nga qiraja.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 16 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave të pasurisë nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq”, të cilat lidhen me transaksionet në blerjen e pasurive të paluajtshme si dhe huamarrjet.

Bashkëshorti i subjektit Fahrije Gjana (Vata) deklaron për herë të parë në vitin 2007 pasuri të paluajtshme në vlerë totale 5,537,364 lekë, me burim financiar të ardhurat nga emigracioni, kambizmi dhe paga si dhe qira apartamenti, pa specifikuar shumën e këtyre të ardhurave.

Në vitin 2010, subjekti deklaron kontratë porosie për një apartament banimi  në vlerë 36,000 euro, nga të cilat 16,000 euro mbeten detyrim i pashlyer.

Në vitin 2011 deklarohet blerje apartament banimi në vlerë 4,800,000 lekë në Kukës, me burim financimi kredi bankare 2,170,000 lekë dhe një borxh prej 2,000,000 lekësh.

Në vitin 2013 subjekti deklaron huamarrje në vlerë 16,000 euro, e cila shërben për të shlyer detyrimin e mbetur ndaj firmës së ndërtimit për kontratën e vitit 2010.

Në viti 2015 deklarohen 1,800,000 lekë transkasione të dërguara në llogarinë bankare të bashkëshortit nga familjarët. Transfertat nuk kanë shpjegime specifike dhe janë trajtuar si dhuratë cash.

Në vitin 2016, subjekti deklaron të ketë hequr dorë nga pronësia e apartamentit 36,000 euro dhe nga të ardhurat e kësaj prone deklarohet depozitë bankare 1,000,000 lekë dhe 8,000 euro të përdorura për shlyerje detyrimesh.

Në vitin 2017, bashkëshorti i subjektit deklaron të ketë dhënë hua 2,000,000 lekë me burim të ardhurat e përfituara nga shitja e pasurisë së paluajtshme.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *