Skeda e pasurisë së deklaruar –Fatmira Hajdari –Gjykata e Apelit Tiranë
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Fatmira Hajdari –Gjykata e Apelit Tiranë

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari do të përballet të hënën më 15 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut për Znj. Hajdari po kryhet nga trupa e përbërë nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja.

Fatmira Hajdari e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitet 2000 si gjyqtare e Gjykatës së Tiranës. Në korrik 2013, Hajdari u dekretua nga Presidenti gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Tiranës, funksion të cilin e mban edhe aktualisht.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Fatmira Hajdari nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari për vitet 2003-2017.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtarja Hajdari deklaronte pasuri me vlerë prej 2.7 milionë lekësh, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria familjare është rritur me 18 herë, duke kapur vlerën e 49.3 milionë lekësh.

Pasuria e paluajtshme përbën zërin kryesor të aseteve me vlerë 31.4 milionë lekë, ndërkohë që subjekti deklaron edhe 15.1 milionë lekë likujditete bankare, 2.4 milionë lekë pasuri të luajtshme dhe kursime në cash prej 300 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 95 milionë lekë. Pjesa kryesore e të ardhurave buron nga shitja e pasurive të patundshme në masën 31%, e ndjekur nga të ardhurat nga biznesi në masën 24% dhe të ardhurat nga qiradhënia 12%. Paga nga funksioni i gjyqtares zë 14% në totalin e të ardhurave, ndërsa pagat e fëmijëve 7%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit të Znj. Hajdari rezultoi me 5 deklarata me probleme.

Subjekti Fatmira Hajdari rezulton me pasuri të pajustifikuar nga burimet e deklaruara në 5 vite të deklarimit në një shumë prej 12.5 milionë lekësh.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” gabimet e shumta materiale në deklarimet vjetore, kreditë bankare në vlera të konsiderueshme si dhe një kontratë sipërmarrjeje për ndërtimin e një pallati 10-katësh në Tiranë.

Konkretisht, në deklaratat e pasurisë rezultojnë gabime të shpeshta, ku vlerat e shënuara me numra nuk përkojnë me vlerat e shënuara me fjalë, duke krijuar shpesh paqartësi për vlerat e aseteve, kredive bankare apo shpenzimeve familjare.

Gjithashtu, Znj. Hajdari deklaron kredi bankare ndër vite prej 30 milionë lekësh, mes së cilës edhe një kredi të marrë nga i biri në vitin 2007 në vlerën e 19 milionë lekëve –e cila gjithashtu deklarohet herë me lekë të vjetra dhe herë me lekë të reja. Nuk është gjithashtu e qartë nëse këto detyrime lidhen me biznesin e të birit apo kanë shërbyer për të financuar pasuritë e familjes.

Në vitin 2013, djali i subjektit ka lidhur një marrëveshje sipas së cilës në këmbim të truallit prej 890m2 do të ndërtohet një objekt 10-katësh, ku të dyja palët përfitojnë nga 50%. Në vitin 2016, Hajdari deklaron se pjesa e tyre e investimit përveç truallit është edhe 204 mijë euro- pa shpjeguar burimin e këtyre parave dhe kohën e investimit.

Duke qenë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *