Skeda e pasurisë së deklaruar –Flutura Skënderi –Gjykata e Apelit Tiranë

Skeda
Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Flutura Skënderi do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Gjyqtarja Flutura Skënderi e Gjykatës së Apelit Tiranë do të përballet të martën më 21 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e saj të vetingut përbëhet nga Pamela Qirko, Valbona Sanxhaktari dhe Lulzim Hamitaj.

Flutura Skënderi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994. Ajo e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Tiranës prej më shumë se 17 vitesh.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të gjyqtares Flutura Skënderi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Flutura Skënderi për vitet 2003-2017.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtarja Flutura Skënderi deklaronte pasuri me vlerë 214 mijë lekë, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria familjare është shumëfishuar në 25.6 milionë lekë.

Pasuritë e patundshme të familjes përbëjnë zërin kryesor të aseteve me vlerë 21.3 milionë lekë. Gjyqtarja Skënderi deklaron gjithashtu automjete me vlerë 2 milionë lekë, kursime në cash prej 1.5 milionë lekësh dhe likujditete bankare prej 726 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 50.6 milionë lekë, nga të cilat 36% burojnë nga paga e saj si gjyqtare dhe 48% nga pagat e familjarëve. Gjyqtarja e Apelit të Tiranës deklaron gjithashtu rreth 10% të të ardhurave si fitim nga shitja e pasurive të patundshme dhe 3% nga aktiviteti privat i bashkëshortit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit të Znj. Flutura Skënderi rezultoi pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” paqartësitë lidhur me një kontratë sipërmarrjeje.

Në vitin 2007, subjekti deklaron një kontratë sipërmarrjeje për ndërtimin në një truall me sipërfaqe 225 m2, nga e cila përfiton sipërfaqe ndërtimi për një apartament 173m2. Megjithatë, deklarimi nuk sqaron detaje të tjera të kontratës që lidhen me përqindjen apo sipërfaqen e plotë të ndërtimit.

Në vitin 2015, Skënderi deklaron shtesë prej 5.7 milionë lekësh, që rrjedhin nga kompensimi i 100 m2 truall nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ku subjekti zotëron 1.4 pjesë. Në deklarim nuk është e qartë se kush pjesë e truallit është kompensuar.

Në vitin 2017, subjekti deklaron një kontratë porosie të lidhur nga vajza e saj dhe bashkëjetuesi për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 135.22 m2 dhe çmim prej rreth 88 mijë eurosh. Sipas deklarimit, deri në fund të vitit 2017 nuk është shlyer asnjë detyrim, pasi janë në pritje të aprovimit të kredisë bankare.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al