Skeda e pasurisë së deklaruar –Gramoz Levanaj –Gjykata e Apelit Tiranë
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Gramoz Levanaj –Gjykata e Apelit Tiranë

Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Gramoz Levanaj do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Gjyqtari e Apelit të Tiranës, Gramoz Levanaj do të përballet të premten më 29 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut përbëhet nga Firdes Shuli, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici.

Gramoz Levanaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe ka punuar përgjatë një dekade si gjyqtar dhe kryetar gjykate në Kurbin. Prej vitit 2010, Levanaj e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Gramoz Levanaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari i Apelit të Tiranës, Gramoz Levanaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Gramoz Levanaj deklaronte pasuri familjare me vlerë 6.3 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria ka shënuar një rritje me 6 herë, duke kapur vlerën e 40.7 milionë lekëve.

Pasuria familjare e Z. Levanaj përbëhet nga pasuri të paluajtshme me vlerë 37.2 milionë lekë, automjete me vlerë 1.3 milionë lekë, likujditete bankare prej 1.2 milionë lekësh dhe kursime në cash prej 500 mijë lekësh. Ai deklaron gjithashtu pjesë në aksione prej 400 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 56.2 milionë lekë, nga të cilat 34% burojnë nga paga e gjyqtarit Levanaj dhe gati 39% nga pagat e familjarëve. Të ardhurat nga shitja e pasurive të patundshme zënë 15% të totalit, ndërsa të ardhurat nga qiratë rreth 11%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Subjekti Gramoz Levanaj rezulton me burime të pamjaftueshme financiare për të justifikuar pasurinë familjare në vitin 2014 në vlerën e 4.5 milionë lekëve. Diferenca negative lidhet me deklarimin nga ana e vajzës (fëmijë madhor) të blerjes së një apartamenti me vlerë 170 mijë euro, ku ajo zotëron 50% të pronës, me burim një kredi bankare prej 70 mijë eurosh dhe pjesa tjetër nuk deklarohet.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq”, që lidhen kryesisht me detyrimet dhe huatë e  marra nga Z.Levanaj, të cilat kanë shërbyer si burim për shtesat e pasurisë.

Më konkretisht në vitin 2005, subjekti deklaron blerjen e pasurisë së paluajtshme me vlerë 109, 280 euro, me burim një kredi bankare prej 80 mijë eurosh. Diferenca prej 29,280 euro, e konsideruar si detyrim ndaj kompanisë së ndërtimit nuk rezulton të jetë shlyer deri në fund të vitit 2017.

Në vitin 2014, subjekti deklaron marrjen e një huaje prej 50 mijë eurosh pa interes dhe me afat 5-vjeçar, me qëllim shlyerjen e një kredie ekzistuese. Deri në fund të vitit 2017, kjo hua rezulton ende e pashlyer.

Subjekti deklaron përgjatë viteve të ardhura nga qiraja me vlerë 6.6 milionë lekë në bazë të një kontrate me AMC-në, por nuk specifikon objektin e dhënë me qira.

Nga analiza financiare rezulton se raporti i detyrimeve me asetet është në masën 89%, ku vlera totale e detyrimeve përgjatë viteve është 36.1 milionë lekë. Nga kjo vlerë, 29% janë detyrime jashtë sistemit bankar të tilla si hua apo detyrime ndaj kompanive të ndërtimit dhe 71% përbëhet nga kreditë bankare.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *