Skeda e pasurisë së deklaruar –Igerta Hysi –Gjykata e Rrethit Fier
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Igerta Hysi –Gjykata e Rrethit Fier

Kandidatja për gjyqtare e Apelit, Igerta Hysi do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2010 deri në fund të vitit 2018.Gjyqtarja e Gjykatës së Fierit, Igerta Hysi do të përballet të enjten më 7 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e vetingut përbëhet nga Olsi Komici, Genta Tafa Bungo dhe Suela Zhegu.

Igerta Hysi ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe pas një periudhe pune në Gjykatën e Tiranës, u emërua në vitin 2011 në Gjykatën e Rrethit Fier. Procesi i vetingut për gjyqtaren Hysi po kryhet me prioritet për shkak se ajo ka aplikuar në Këshillin e Lartë Gjyqësor për t’u promovuar si gjyqtare Apeli.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar familjare të gjyqtares Igerta Hysi nga viti 2010 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja e Gjykatës së Fierit, Igerta Hysi për vitet 2010-2018.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2010, gjyqtarja Igerta Hysi deklaronte pasuri prej 6.4 milionë lekësh, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare kap vlerën e 8.1 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2018, subjekti zotëron familjarisht një apartament me vlerë 6.4 milionë lekë, likujditete bankare prej 1.4 milionë lekësh dhe kursime në cash prej 480 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 10.9 milionë lekë, nga të cilat 59% burojnë nga paga si gjyqtare dhe rreth 36% nga paga e bashkëshortit. Ndërsa gati 3% e të ardhurave totale janë siguruar nga shitja e një automjeti.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 9 vitet e deklarimit rezultoi pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” përfshirjen e subjektit dhe bashkëshortit të saj si dorëzanës në një kredi bankare prej 14 milionë lekësh, marrë nga ana e prindërve dhe e vëllait të subjektit për blerjen e një dyqani me sipërfaqe 118 m2 në vitin 2015.

Deklarata e pasurisë Para Fillimit të Detyrës 

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *