Skeda e pasurisë së deklaruar –Iliba Bezati –Gjykata e Apelit Vlorë
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Iliba Bezati –Gjykata e Apelit Vlorë

Gjyqtarja e Apelit të Vlorës, Iliba Bezati do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Gjyqtarja e Apelit të Vlorës, Iliba Bezati do të përballet të mërkurën më 23 shkurt me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut po kryhet nga trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Brunilda Bekteshi dhe Lulzim Hamitaj.

Iliba Bezati e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Vlorës deri në vitin 2005. Ajo punon si gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Vlorës prej 15 vitesh.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Iliba Bezati nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja e Apelit të Vlorës, Iliba Bezati.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Bezati deklaronte pasuri familjare prej 2.1 milionë lekësh, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria ka shënuar rritje mbi 13 herë dhe kap vlerën e 29 milionë lekëve.

Gjyqtarja Bezati zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme prej 13.1 milionë lekësh, likujditete bankare prej 11.8 milionë lekësh, kursime kumulative në cash prej 2.1 milionë lekësh dhe automjet me vlerë 1.7 milionë lekë. Ndërkohë, bashkëshorti i gjyqtares zotëron pjesë në kapital prej 100 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 58.1 milionë lekë, nga të cilat 28% burojnë nga paga e Znj. Bezati, gati 34% nga pagat e familjarëve dhe 23% e totalit nga biznesi i bashkëshortit. Të ardhurat nga qiratë janë 5.7% dhe dhuratat në cash janë 4.6% e totalit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” huatë e deklaruara për blerjen e një apartamenti në Tiranë si dhe deklarimet mbi të ardhurat e siguruara nga biznesi i bashkëshortit.

Në vitin 2005, subjekti deklaron blerjen e një apartamenti në Tiranë me sipërfaqe 121.6 m2 dhe me çmim prej 60,800 eurosh. Si burim për blerjen e apartamentit, Znj. Bezati deklaron 1 milionë lekë nga shitja e një banese të mëparshme, 2.7 milionë dhuratë nga prindërit, 30 mijë euro të marra hua si dhe 7800 euro detyrim nga kompanisë së ndërtimit. Huaja dhe detyrimi ndaj kompanisë së ndërtimit deklarohen të shlyera në vitet e mëpasme.

Bashkëshorti i Znj. Bezati deklaron të ardhura të tërhequra në formë dividenti nga biznesi në vlerën e 13.4 milionë lekëve dhe fitim të pashpërndarë dhe të rikapitalizuar në vlerën e 14.1 milionë lekëve. Megjithatë, në rubrikën e aseteve pjesa në kapital nuk reflekton paratë e pashpërndara, duke mbetur 100 mijë lekë.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi ligjshmërinë e pasurive të subjektit, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *