Skeda e pasurisë së deklaruar –Ilir Përdeda–Gjykata e Lezhës

Skeda
Gjyqtari i Gjykatës së Lezhës, Ilir Përdeda do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016.

Gjyqtari i Gjykatës së Lezhës, Ilir Përdeda do të përballet të mërkurën më 21 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e tij të vetingut përbëhet nga Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo dhe Pamela Qirko.

Ilir Përdeda e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993. Ai ka punuar si gjyqtar dhe kryetar gjykate në Mirditë dhe prej vitit 2008 e ushtron funksionin pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Përdeda është aktualisht kandidat për t’u promovuar si gjyqtar Apeli në një prej garave të hapura nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Ilir Përdeda nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Ilir Përdeda nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Ilir Përdeda zotëronte një apartament të përfituar nga privatizimi në Rubik dhe 500 mijë lekë kursime, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria familjare kap vlerën e 8 milionë lekëve.

Subjekti zotëron familjarisht likujditete bankare prej 7 milionë lekësh, kursime në cash prej 1 milion lekësh si dhe apartamentin e deklaruar në vitin 2003, të përfituar nga privatizimi në vlerën 17,666 lekë.

Të ardhurat për periudhën deklaruese janë 66.2 milionë lekë, nga të cilat 22% burojnë nga paga e Z. Përdeda si gjyqtar dhe 77% nga aktiviteti privat i bashkëshortes si farmaciste.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, vlen për t’u shënuar se subjekti ka deklaruar nga viti 2004 në vitin 2011 xhiron e biznesit të bashkëshortes dhe jo fitimin neto, ndërsa për vitet në vijim deklarohen të ardhurat nga ky biznes në vlerën 5.8 milionë lekë.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al