Skeda e pasurisë së deklaruar –Irena Brahimi –Gjykata e Apelit Gjirokastër
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Irena Brahimi –Gjykata e Apelit Gjirokastër

Gjyqtarja Irena Brahimi e Apelit të Gjirokastrës u përball të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Gjyqtarja e Apelit të Gjirokastrës, Irena Brahimi do të përballet të mërkurën më 15 korrik  me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Olsi Komici dhe Lulzim Hamitaj.

Irena Brahimi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2001 si gjyqtare e Gjykatës së Gjirokastrës. Prej vitit 2004, ajo e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Gjirokastrës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Irena Brahimi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja e Apelit të Gjirokastrës, Irena Brahimi për vitet 2003-2017.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtarja Brahimi zotëronte pasuri me vlerë 729 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare kap vlerën e 14.9 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2017, gjyqtarja Ibrahimi deklaron pasuri familjare të paluajtshme me vlerë 5 milionë lekë, likujditete bankare prej 8.6 milionë lekësh dhe një automjet me vlerë rreth 942 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 35.6 milionë lekë, nga të cilat 51% kanë si burim pagën e subjektit dhe 38% pagën e bashkëshortit. Gjyqtarja e Apelit të Gjirokastrës deklaron gjithashtu të ardhura nga shitja e një pasurie të patundshme prej gati 2% të totalit si dhe të ardhura nga qiraja prej 5%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit të Znj. Irena Brahimi rezultoi pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” huatë e marra për blerjen e pasurisë së patundshme. Më konkretisht, në vitin 2008 ajo deklaron blerje të pasurive të patundshme me vlerë 6.9 milionë lekë, me burim kursimet si dhe një hua prej 30 mijë eurosh, e cila shlyhet rregullisht në vitet në vazhdim.

Më parë në vitin 2005, ajo deklaron një hua prej 25 mijë eurosh, e cila i kthehet e papërdorur huadhënësit në vitin 2006.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *