Skeda e pasurisë së deklaruar –Isuf Shehu –kryetar i Gjykatës Kukës

Skeda
Kreu i Gjykatës së Kukësit, Isuf Shehu do të përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të premten. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Kryetari i Gjykatës së Kukësit, Isuf Shehu do të përballet të premten më 1 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.  Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut për gjyqtarin Shehu përbëhet nga Suela Zhegu, Xhensila Pine dhe Brunilda Bekteshi.Isuf Shehu e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1994 dhe punon prej gati dy dekadash në Gjykatën e Kukësit. Ai drejton Gjykatën e Kukësit prej vitit 2014.Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Isuf Shehu nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga kryetari i Gjykatës së Kukësit, Isuf Shehu për vitet 2003-2017.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2003, gjyqtari Isuf Shehu deklaronte pasuri familjare me vlerë 2.2 milionë lekë, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria kap vlerën e 3.5 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2017, Z.Shehu deklaron si pasuri të vetme familjare një shtëpi private të ndërtuar në Kukës, me investim të deklaruar prej 3.5 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 23.8 milionë lekë. Përgjatë gjithë karrierës në gjyqësor, Shehu deklaron të ardhura vetëm nga paga e tij në masën 67% dhe pagat e familjarëve prej 33% të totalit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit nuk rezultoi asnjë deklaratë me diferenca negative mes të ardhurave dhe aseteve.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” paqartësinë me një kredi bankare prej 1.5 milionë lekësh të vitit 2011, e deklaruar me përshkrimin për shtëpi. Nuk është e qartë nëse kjo shumë është investuar në pasuri të paluajtshme apo ka shërbyer për procedurat e legalizimit të shtëpisë private ekzistuese.

Duke qenë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al