Skeda e pasurisë së deklaruar –Lindita Ziguri –Prokuroria e Tiranës
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Lindita Ziguri –Prokuroria e Tiranës

Prokurorja Lindita Ziguri, e komanduar pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së saj familjare.

Prokurorja e Rrethit Tiranë, Lindita Ziguri, e cila në fund të dhjetorit u komandua si inspektore në ILD do të përballet të premten më 8 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e vetingut përbëhet nga Valbona Sanxhaktari, Olsi Komici dhe Xhensila Pine.

Lindita Ziguri (Male) e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë si prokurore në Prokurorinë e Tiranës. Në dhjetor 2020, Ziguri u komandua si inspektore në institucionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar familjare të prokurores Lindita Ziguri (Male) nga viti 2006 deri në fund të vitit 2015. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurorja e Prokurorisë së Tiranës, Lindita Ziguri.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2006, prokurorja Lindita Ziguri nuk deklaronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2015, pasuria e saj familjare kap vlerën e 4.7 milionë lekëve, duke shënuar një rritje mesatare vjetore prej 522 mijë lekësh.

Ajo zotëron familjarisht një apartament me vlerë 4.7 milionë lekë dhe likujditete bankare prej 644 lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 10.1 milionë lekë, të cilat burojnë në masën 100% nga paga e Znj. Ziguri si prokurore.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 9 vite të deklarimit, asnjëra prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” një hua prej 5 mijë eurosh të marrë nga daja në vitin 2008, e cila shërbeu si burim për blerjen e një apartamenti, së bashku me një kredi bankare. Huaja është shlyer plotësisht në vitet e mëpasme.

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009   

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *