Skeda e pasurisë së deklaruar –Ludovik Dodaj –Prokuroria e Apelit Durrës
Korrupsioni KPK Në Fokus Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Ludovik Dodaj –Prokuroria e Apelit Durrës

Anëtari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ludovik Dodaj do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Prokurori i Apelit të Durrësit, Ludovik Dodaj do të përballet të enjten më 4 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut për Z. Dodaj po kryhet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Suela Zhegu, Olsi Komici dhe Genta Tafa Bungo.

Ludovik Dodaj punon si prokuror pranë Gjykatës së Apelit të Durrësit prej vitit 2002. Në dhjetor të vitit 2019, ai u zgjodh përmes shortit anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Ludovik Dodaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.  [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori i Apelit të Durrësit, Ludovik Dodaj për vitet 2003-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Në deklaratën e vitit 2003, prokurori Dodaj deklaronte pasuri me vlerë 2.3 milionë lekësh, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria e familjes së tij është rritur me 12 herë, duke kapur vlerën e 29.1 milionë lekëve.

Pasuria e patundshme zë pjesën kryesore të aseteve familjare me vlerë 20.2 milionë lekë, e ndjekur nga kursimet e akumuluara në cash prej 6.1 milionë lekësh. Ai deklaron familjarisht edhe automjete në vlerën e 2.2 milionë lekëve dhe likujditete bankare prej 455 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 38.6 milionë lekë. Rreth 56% e të ardhurave kanë si burim pagën nga funksioni i prokurorit të Z.Dodaj, ndërsa pagat e familjarëve zënë 28% të totalit të të ardhurave. Rreth 2% e të ardhurave janë siguruar nga aktiviteti i biznesit të djalit dhe rreth 12% listohen si të ardhura nga burime të tjera.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 14 deklaratat që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, njëra prej tyre rezulton me probleme.

Në vitin 2006, subjekti deklaron një kontratë sipërmarrje për blerje apartamenti në vlerën e 45 mijë eurove, nga të cilat ka paguar 25 mijë euro. Si burim për pagesën e këstit, prokurori ka deklaruar një kredi bankare prej 1.2 milionë lekësh dhe mbetet e paqartë se me çfarë është financuar pjesa tjetër. [Nuk deklarohet pakësim i kursimeve cash prej 2.2 milionë lekësh]

Për këtë arsye, viti 2006 rezulton me diferencë të pajustifikuar prej 221 lekësh, pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet vjetore të konsumit jetik.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” akumulimin e kursimeve në cash si dhe huatë e marra nga subjekti dhe familjarët e tij përgjatë viteve deklaruese.

Nga viti 2003-2017, shuma e akumuluar si kursime në cash kap vlerën e 6.1 milionë lekëve, e cila tejkalon kufirin ligjor të 1.5 milionë lekëve, që zyrtarët publikë mund të mbajnë jashtë sistemit bankar.

Gjithashtu, prokurori Dodaj deklaron marrjen e një huaje prej 8 mijë eurosh nga kunati i tij që banon në Greqi në vitin 2009, e cila rezulton e shlyer. Ndërsa në vitin 2015, edhe vajza e tij deklaron marrjen e një huaje prej 10 mijë eurosh, gjysma e së cilës është shlyer brenda vitit.

Edhe djali i subjektit deklaron marrjen e një huaje prej rreth 26 mijë eurosh në vitin 2017 për të financuar mobilimin e një apartamenti të blerë prej tij dhe bashkëshortes në vlerën e 70 mijë eurove.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë për vitit 2003

Deklarata e pasurise për vitit 2004

Deklarata e pasurisë për vitit 2005

Deklarata e pasurise për vitit 2006

Deklarata e pasurisë për vitit 2007

Deklarata e pasurisë për vitit 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *