Skeda e pasurisë së deklaruar –Manjola Kajana –kandidate për SPAK
KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Manjola Kajana –kandidate për SPAK

Prokurorja e Krimeve të Rënda, Manjola Kajana, e cila kandidon për një vend në Prokurorinë e Posaçme do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj nga viti 2008 deri në fund të vitit 2017.

Prokurorja e Krimeve të Rënda, Manjola Kajana, e cila kandidon për një vend në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK do të përballet të martën më 18 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që ka kryer procesin e vetingut për Kajanën përbëhet nga Olsi Komici, Lulzim Hamitaj dhe Brunilda Bekteshi.

Manjola Kajana ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2009 dhe më pas është emëruar si prokurore në Prokurorinë e Fierit. Në vitin 2014, ajo është emëruar në Prokurorinë e shkallës së parë për Krime të Rënda, detyrë të cilën e mban aktualisht.

Kajana është gjithashtu një ndër 24 kandidatët për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që njihet më së shumti me akronimin e vet SPAK.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurores Manjola Kajana nga viti 2008 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurorja Manjola Kajana zotëronte familjarisht pasuri me vlerë 2.1 milionë lekë në vitin 2008; kur deklaroi për herë të parë interesat e saj private në ILDKPKI. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e saj është rritur me tetë herë, duke kapur vlerën e 18.9 milionë lekëve.

Pasuria përbëhet nga 11.8 milionë lekë likujditete bankare, 6 milionë lekë pasuri të patundshme, automjet me vlerë 545 mijë lekë dhe kursime në cash prej 459 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 24 milionë lekë. Të ardhurat nga paga e bashkëshortit zënë 49% të totalit, ndërsa paga nga funksioni i prokurorit rreth 43%. Familja Kajana ka përfituar gjithashtu gati 5% të të ardhurave nga shitja e një apartamenti të blerë nga Enti Kombëtar i Banesave.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 10 deklarata që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, asnjëra prej tyre nuk rezulton me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” deklarimin e subjektit në vititn 2008 se kishte përfituar 460 mijë lekë nga dhuratat e familjarëve me rastin e martesës.

Gjithashtu në vitin 2013, subjekti deklaron blerjen e një apartamenti në Yzberisht të Tiranës me çmim 43 100 euro. Për të njëjtin apartament, subjekti deklaron si burim marrjen e një kredie bankare prej 2.5 milionë lekësh në vitin 2014, por është e paqartë nëse kjo shumë ka shërbyer për shlyerjen e këstit të parë të pagesës apo të detyrimit të mbetur prej 20 740 eurosh ndaj kompanisë së ndërtimit.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë për vitin 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *