Skeda e pasurisë së deklaruar – Mariana Shegani – Gjykata e Rrethit Tiranë
KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar – Mariana Shegani – Gjykata e Rrethit Tiranë

Gjyqtarja Mariana Shegani (Dedi) do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016.

Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Mariana Shegani (Dedi) do të përballet të premten në orën 10:00 në seancë dëgjimore me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si pjesë e procesit kalimtar të rivlerësimit të njohur gjerësisht si procesi i vetingut.

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit përbëhet nga  Suela Zhegu, Firdes Shuli dhe Brunilda Bekteshi.

Shegani e ka filluar karrierën në vitin 1992 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe për gati tre dekada rresht ajo ka vazhduar ta ushtrojë funksionin në këtë gjykatë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Mariana Shegani nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016. [kliko për skedën në pdf]

Në deklarimin përpara fillimi të detyrës në vitin 2003, subjekti rivlerësimit deklaron pasuri familjare me vlerë 8.8 milionë lekë, ndërkohë pasuria e saj familjare në vitin 2016 kap vlerën 21.5 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 2.5 herë. Rritja e mesatare vjetore e pasurisë familjare të subjektit është 978 mijë lekë.

Kjo pasuri përbëhet në vitin 2016-të nga 1.3 milionë lekë likuditete bankare, 1.48 milionë lekë cash, pasuri të luajtshme me vlerë 8.1 milionë lekë dhe pasuri të paluajtshme me vlerë 10.4 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 62.4 milionë lekë, nga të cilat 46.7 milionë lekë vijnë nga paga e bashkëshortit nga Albkontroll.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq”  mosdeklarimin e të ardhura venga paga si gjyqtare për vitin 2005.

Gjithashtu, në vitin 2008 deklarohet kontrata e porosisë dt. 17.03.2008 për një apartament banimi në Golem, Kavajë, por nuk jepet vlera e kësaj kontrate apo të dhëna të tjera lidhur me pagesa apo detyrime për likuidimin e kësaj kontrate.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi ligjshmërinë e pasurive të subjektit, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *