Skeda e pasurisë së deklaruar –Mirela Iliopullo – Gjykata e Gjirokastrës
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Mirela Iliopullo – Gjykata e Gjirokastrës

Gjyqtarja Mirela Iliopullo e Gjykatës së Gjirokastrës do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.Gjyqtarja e Gjirokastrës, Mirela Iliopullo do të përballet të premten më 9 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine dhe Lulzim Hamitaj.

Mirela Iliopullo e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1997. Ajo punon prej gati dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjirokastër.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Mirela Iliopullo nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja e Gjirokastrës, Mirela Iliopullo.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Mirela Iliopullo nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e saj familjare llogaritet në 5.8 milionë lekë.

Ajo zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 2.6 milionë lekë, likujditete bankare sërish në vlerën e 2.6 milionë lekëve, kursime në cash prej 471 mijë lekësh dhe pjesë në kapital prej 100 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 26.8 milionë lekë, nga të cilat 60% kanë si burim pagën e Znj. Iliopullo nga funksioni, 21% pagën e bashkëshortit, mbi 14% kanë si burim qiranë dhe 3% mësimdhënien.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Në vitin 2007, subjekti deklaron aset shtesë një zyrë në Gjirokastër me sipërfaqe 45 m2 dhe  vlerë 18,000 euro, ku 3,600 euro mbetet si detyrim i papaguar firmës. Si burim financimi për këtë pasuri, subjekti deklaron 750,000 lekë kursime të akumuluar ndër vite, por të padeklaruara më parë, ndaj rezulton me burime të pamjaftueshme në vlerën e 51,552 lekëve. Kjo zyrë do të jepet më vonë me qira duke gjeneruar të ardhura prej 3,926,400 lekësh në total.

Gjatë viteve subjekti deklaron shtesa asetesh truall në Gjirokastër, Sarandë dhe Dropull në vlerë totale 463,336 lekë.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *