Skeda e pasurisë së deklaruar –Nure Dreni –Gjykata e Posaçme e Apelit
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Nure Dreni –Gjykata e Posaçme e Apelit

Gjyqtarja Nure Dreni e Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017.Gjyqtarja Nure Dreni e Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të përballet të martën më 3 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut për Drenin përbëhet nga Suela Zhegu, Olsi Komici dhe Xhensila Pine.

Gjyqtarja Nure Dreni ka qenë pjesë e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda që prej themelimit të kësaj gjykate në vitin 2004. Më parë, ajo ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Shkodrës.

Aktualisht, Dreni është emëruar përkohësisht gjyqtare në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për një emërim përfundimtar, asaj i duhet të kalojë me sukses procesin e vetingut.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Nure Dreni nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Nure Dreni për vitet 2004-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Në deklarimin e saj për herë të parë në vitin 2004, gjyqtarja Nure Dreni deklaronte pasuri familjare me vlerë 8.5 milionë lekë, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria familjare e saj është ngjitur në vlerën e 20.6 milionë lekëve, duke shënuar një rritje me më shumë se dy herë.

Në fund të vitit 2017, pasuria përbëhet nga 10 milionë lekë pasuri të paluajtshme, 4.9 milionë lekë likuiditete në bankë, automjete me vlerë 4.8 milionë lekë dhe kursime të akumuluara në cash prej 516 mijë lekësh. Gjyqtarja Dreni deklaron gjithashtu letra me vlerë prej 400 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 54.1 milionë lekë. Paga nga funksioni i gjyqtares zë 39%, ndërsa pagat e familjarëve rreth 48% të të ardhurave. Familja Dreni ka siguruar gjithashtu rreth 3% të totalit të të ardhurave nga interesat bankare dhe 3% të tjera nga bursat e vajzave për shkollim.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 14 deklarata që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, asnjëra prej tyre nuk rezulton me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” një hua prej 1 milion lekësh, marrë në vitin 2014 për të plotësuar kërkesat për vizë në konsullatën angleze për studimin e vajzave në Britaninë e Madhe –detyrim i shlyer në vitin 2016.

Vlen për t’u shënuar gjithashtu se nga pasuria totale prej 20.6 milionë lekësh, rreth 5.1 milionë reflektohet si pasojë e rivlerësimit të pasurisë së patundshme.

Duke qenë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *