Skeda e pasurisë së deklaruar –Olsi Xhavella –Gjykata e Apelit Korçë
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Olsi Xhavella –Gjykata e Apelit Korçë

Gjyqtari i Apelit të Korçës, Olsi Xhavella do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Gjyqtari Olsi Xhavella i Gjykatës së Apelit të Korçës do të përballet të martën më 16 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e vetingut përbëhet nga Pamela Qirko, Brunilda Bekteshi dhe Roland Ilia.

Olsi Xhavella e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë në gjykatën e Korçës. Në vitin 2014, Xhavella u dekretua  nga Presidenti i Republikës si gjyqtar i Gjykatës së Apelit në Korçë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Olsi Xhavella nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari i Apelit të Korçës, Olsi Xhavella për vitet 2003-2017.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Olsi Xhavella deklaronte pasuri me vlerë 250 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare kap vlerën e 10.4 milionë lekëve.

Gjyqtari Xhavella zotëron familjarisht pasuri të patundshme me vlerë 10.1 milionë lekë dhe automjet me vlerë 270 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 17.5 milionë lekë, nga të cilat gati 77% kanë si burim pagën e subjektit nga funksioni i gjyqtarit, 14% nga paga e bashkëshortes dhe 8.5% nga dhuratat në cash.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, asnjëra prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” dhurimet e familjarëve të cilat shërbejnë si burim për blerjen e një apartamenti në vitin 2004.

Subjekti Olsi Xhavella deklaron si shtesa pasurie dy apartamente banimi; respektivisht një apartament i blerë në vitin 2004 me vlerë 2.9 milionë lekë dhe një apartament i blerë në vitin 2014 me vlerë 51,600 euro.

Për apartamentin e blerë në vitin 2004, subjekti deklaron si burim një kredi bankare si dhe ndihmë financiare prej 1.5 milionë lekësh nga familjarët në emigracion.

Gjatë viteve deklaruese, subjekti deklaron gjithashtu kredi konsumatore me vlerë 2.1 milionë lekë dhe huamarrje prej 500 mijë lekësh, për të cilat nuk shpjegon detaje për qëllimin e tyre. Këto detyrime shlyhen regullisht në periudhën pasardhëse.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *