Skeda e pasurisë së deklaruar –Ramazan Avdiu –Gjykata e Elbasanit
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Ramazan Avdiu –Gjykata e Elbasanit

Gjyqtari Ramazan Avdiu i Gjykatës së Elbasanit do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së tij familjare ndër vite.Gjyqtari i Gjykatës së Elbasanit, Ramazan Avdiu do të përballet të enjten më 15 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e vetingut përbëhet nga Xhensila Pine, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari.

Ramazan Avdiu e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtar dhe më pas kryetar në Gjykatën e Gramshit. Prej vitit 2008, Avdiu e ushtron funksionin në Gjykatën e shkallës së parë në Elbasan.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Ramazan Avdiu nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari i Gjykatës së Elbasanit, Ramazan Avdiu.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Ramazan Avdiu deklaronte pasuri familjare me vlerë 2.5 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria ka shënuar një rritje me 5 herë, duke kapur vlerën e 12.5 milionë lekëve.

Subjekti zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme prej 4.7 milionë lekësh, likujditete bankare prej 3.3 milionë lekësh, automjet me vlerë 502 mijë lekë dhe kursime në cash prej 400 mijë lekësh. Gjithashtu, ai deklaron huadhënie ndaj personave të tretë në vlerën 3.6 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 23.3 milionë lekë, nga të cilat 61% burojnë nga paga e Z. Avdiu si gjyqtar dhe 24% nga paga e bashkëshortes. Të ardhurat nga qiraja llogariten në masën 3%, ndërsa gati 12% e të ardhurave kanë burime të ndryshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” huadhëniet në vlera të konsiderueshme që subjekti ka dhënë ndaj personave të tretë ndër vite.

Huadhëniet me interes ndaj personave të tretë kapin në total vlerën e 6.5 milionë lekëve, duke gjeneruar të ardhura në vlerën e 1.7 milionë lekëve nga interesat e huadhënieve.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003  

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *