Skeda e pasurisë së deklaruar –Ridvan Hado –Gjykata e Apelit Tiranë
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Ridvan Hado –Gjykata e Apelit Tiranë

Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Ridvan Hado do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Gjyqtari Ridvan Hado i Gjykatës së Apelit të Tiranës do të përballet të enjten më 18 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut po kryhet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Olsi Komici dhe Xhensila Pine.

Ridvan Hado e ka nisur karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1996 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë pranë Gjykatës së Tiranës. Në vitin 2013, Hado u emërua gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë, detyrë të cilën e kryen edhe aktualisht.

Në vitin 2016, Hado u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndërkohë që paralelisht me karrierën e tij si gjyqtar është angazhuar edhe në mësimdhënie.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Ridvan Hado nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Ridvan Hado për vitet 2003-2017.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtari Hado zotëronte pasuri me vlerë 2.1 milionë lekë, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria familjare kap vlerën e 13.2 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2017, pasuria përbëhet nga një apartament me vlerë 8 milionë lekë, likujditete bankare prej 1.9 milionë lekësh si dhe një automjet me vlerë rreth 360 mijë lekë. Ai deklaron gjithashtu kursime në cash, të cilat në fund të vitit 2017 kapin vlerën e akumuluar prej 2.2 milionë lekësh si dhe letra me vlerë prej 600 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 31.5 milionë lekë. Paga nga funksioni i gjyqtarit zë 43% të të ardhurave familjare, ndërsa paga e bashkëshortes zë 52%. Gjyqtari Hado deklaron gjithashtu të ardhura nga shitja e pasurisë së paluajtshme në masën 1.74% të të ardhurave dhe një vlerë më të vogël nga mësimdhënia.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit të Z.Hodo rezultoi pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë rezulton si “flamur i kuq” vlera e akumuluar e kursimeve në cash prej 2.2 milionë lekësh, e cila është më e lartë se kufiri i lejuar prej 1.5 milionë lekësh në ligjin për deklarimin e pasurive.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *