Skeda e pasurisë së deklaruar –Rudina Palloj –Gjykata e Beratit
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Rudina Palloj –Gjykata e Beratit

Gjyqtarja e Gjykatës së Beratit, Rudina Palloj do të përballet të enjten më 13 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari.

Rudina Palloj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe punoi fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Korçës. Prej vitit 2014, ajo e ushtron funksionin si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Berat.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Rudina Palloj nga viti 2011 deri në fund të vitit 2018.

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja e Beratit, Rudina Palloj.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2011, gjyqtarja Rudina Palloj deklaronte kursime në cash në vlerën e 830 mijë lekëve, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e saj kap vlerën e 4.9 milionë lekëve.

Ajo zotëron pasuri të paluajtshme me vlerë të deklaruar në 3.6 milionë lekë, kursime në cash prej 830 mijë lekësh, automjet me vlerë 479 mijë lekë si dhe likujditete bankare prej 4141 lekësh.

Të ardhurat për periudhën deklaruese janë 7.7 milionë lekë, nga të cilat 91% kanë si burim të ardhurat nga paga, gati 4% nga mësimdhënia dhe 4% nga dhuratat në cash.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 8 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave të pasurisë nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamur të kuq”, të cilat lidhen me pasuritë e deklaruara para fillimit të detyrës si gjyqtare si dhe vlerat monetare të deklaruara si hua apo dhuratë nga familjarët.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2011, subjekti Rudina Palloj deklaron të jetë bashkëpronare në 20% pjesë  e aseteve truall + shtëpi banimi sipërfaqe 300 m2  si dhe tokë bujqësore dhe pemtore me sipërfaqe totale 30,614 m2 në Poloskë të Devollit, për të cilat nuk jep vlerë aseti.

Në vitin 2017, subjekti deklaron shtesë aseti apartament banimi sipërfaqe 68.3 m2 në Tiranë me vlerë 27,320 euro, nga të cilat 13,320 euro janë detyrim i pashlyer ndaj kompanisë. Ndërsa diferenca shlyhet nëpërmjet një huaje 4,500 euro nga vëllai, një dhurate 2,500 euro nga prindërit si dhe nga  kursimet bankare të akumuluara ndër vite.

Në vitin 2018, subjekti deklaron marrje kredie bankare në vlerë 1,000,000 lekë për të shlyer detyrimet e qerasë dhe huasë ndaj të tretëve.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *