Skeda e pasurisë së deklaruar –Sali Hasa – Prokuroria e Sarandës
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Sali Hasa – Prokuroria e Sarandës

Prokurori Sali Hasa i Prokurorisë së Sarandës u përball të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2004 deri në fund të vitit 2018.Prokurori Sali Hasa i Prokurorisë së Sarandës u përball të mërkurën më 1 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja.

Sali Hasa  e ka filluar karrierën si prokuror në vitin 2004 dhe ka punuar për gati 15 vjet në Prokurorinë e Sarandës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga prokurori Sali Hasa nga viti 2004 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga prokurori i Sarandës, Sali Hasa.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2004, prokurori Sali Hasa deklaronte pasuri me vlerë 4.7 milionë lekë, ndërsa në vitin 2018, pasuria familjare kap vlerën e 6.9 milionë lekëve.

Ai deklaron pasuri të paluajtshme me vlerë 4.7 milionë lekë, automjete me vlerë 1.4 milionë lekë, kursime në cash prej 477 mijë lekësh si dhe likujditete bankare prej 287 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 32.7 milionë lekë, nga të cilat 48% burojnë nga paga e Z. Hasa si prokuror dhe 46% nga pagat e familjarëve. Subjekti deklaron gjithashtu të ardhura nga shitja e pasurisë së patundshme në masën 3.6%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq”, të cilët lidhen me transaksionet e paqarta në shitjen e pasurisë së patundshme dhe blerjen e një apartamenti në Sarandë, një hua si dhe një sipërfaqe toke të përfituar si dhuratë nga fëmijët në zonën turistike të Porto Palermos.

Subjekti Sali Hasa deklaron në vitin 2004 pasuri të paluajtshme në vlerë 2,500,000 lekë, truall plus objekt banimi i papërfunduar, të cilat i shet dhe të ardhurat e përfituara i kalon depozitë bankare. Në deklarimin e vitit 2006, subjekti shprehet të ketë përdorur gjendjen e kësaj depozite prej 2,500,000 lekësh për të paguar këstin e fundit me përfundim e ndërtimit të shtëpie banimi me sipërfaqe 153 m2 në Durrës me vlerë totale 50,000 USD, me kontratë sipërmarrje që nga vitit 1999.

Në vitin 2008, subjekti deklaron huamarrje nga persona të tretë në vlerë 1,000,000 lekë, e cila shërben si burim për blerjen e një automjeti me të njëjtën vlerë. Kjo hua do të shlyhet gjatë viteve në vazhdim pa interes.

Në vitin 2011, bashkëshortja e subjektit deklaron të ketë marrë kredi në vlerë 3,168,000 lekë me qëllim mbulimin e pagesës për kontratën e porosisë për një apartament në qytetin e Sarandës, aset i cili nuk është deklaruar më vete dhe nuk ka detaje më shumë për vlerën e tij.

Në vitin 2014, subjekti deklaron se dy fëmijët e tij  kanë përfituar si dhuratë një sipërfaqe prej 1000 m2 tokë në Porto Palermo, Himarë, të regjistruar në ZVRPP Vlorë  (për të cilën nuk jep vlerë aseti).

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *