Skeda e pasurisë së deklaruar –Semiramis Hoxholli – Gjykata Administrative Tiranë
Korrupsioni KPA Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Semiramis Hoxholli – Gjykata Administrative Tiranë

Gjyqtarja Semiramis Hoxholli e Gjykatës Administrative të Tiranës do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë nga viti 2015 deri në fund të vitit 2019.Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Tiranës, Semiramis Hoxholli do të përballet të mërkurën më 22 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Etleda Çiftja, Suela Zhegu dhe Alma Faskaj.

Semiramis Hoxholli përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2016. Pas një periudhe si gjyqtare stazhiere në Gjykatën e Tiranës, ajo u emërua gjyqtare në Gjykatën Administrative të Tiranës, ku vazhdon ta ushtrojë funksionin.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Semiramis Hoxholli nga viti 2015 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Semiramis Hoxholli e Gjykatës Administrative të Tiranës.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2015, gjyqtarja Semiramis Hoxholli deklaronte likujditete bankare prej 9280 lekësh, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e saj është në vlerën zero.

Ajo deklaron të ardhura për peridhën deklaruese në vlerën e 2.8 milionë lekëve, 100% me burim nga paga e saj si gjyqtare.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 5 vite të deklarimit, asnjë deklaratë nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë vlen për t’u shënuar se gjyqtarja Hoxholli deklaron një overdraft me vlerë 180,00 mijë lekë, i cili rezulton i shlyer në fund të vitit 2019. Ajo deklaron gjithashtu në vitin 2019 se ka në përdorim një automjet Smart, i cili nuk është në pronësinë e saj.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *